Shumë të rritur preken nga alergjitë gjatë muajve të pranverës, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijët, është normale që prindërit të shqetësohen për mënyrën si vogëlushët e tyre reagojnë ndaj alergjive të ndryshme.
Shumë fëmijë shfaqin simptoma të ngjashme të alergjisë si të rriturit, pjesa më e madhe e të cilave mund të prekin të gjithë trupin. Edhe pse shumë nga këto alergji janë lehtësisht të kurueshme, është gjithmonë mirë të flisni me pediatrin për t’u siguruar.
Këto janë 6 shenjat që paralajmërojnë se fëmija juaj po zhvillon alergji:
Lotim ose skuqje të syve – Një shenjë e dukshme e alergjive tek fëmijët është çdo problem i dukshëm me sytë, si skuqja, acarimi apo ënjtja.
Simptoma si ftohje – Nëse fëmija juaj duket se ka simptoma të ngjashme me ftohjen, që nuk po shërohet, shkaku mund të jetë alergjia. Nëse fëmijës i janë bllokuar hundët, teshtin gjatë gjithë kohës ose ka infeksion të veshëve, është mirë të flisni me mjekun për të marrë mjekime për alergjinë.
Ënjtje të gjuhës – Një reaksion alergjik është edhe ënjtja e gjuhës. Nëse kjo shenjë shfaqet edhe tek fëmija juaj, mos hezitoni të flisni me mjekun për të përcaktuar shkakun.
Skuqje ose urtikarie – Disa fëmijë zhvillojnë një sërë alergjish sezonale që shfaqen në të gjithë lëkurën dhe trupin në formë skuqje ose urtikarie. Sigurohuni të flisni me mjekun nëse kjo është e vazhdueshme.
Stomak të acaruar – Dhimbja e barkut mund të jetë paralajmërojë që organizmi i fëmijës mund të jetë i acaruar nga diçka në ajër ose mund të jetë i ndjeshëm nga ushqime të caktuara. Nëse kjo ndodh, bëjini një vizitë tek mjeku për të përcaktuar shkakun dhe parandaluar rishfaqjen.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.