Marrëdhënie

December 16, 2020 | 9:05

Shenjat që tregojnë se jeni në një marrëdhënie mbytëse

Je në një lidhje, ndoshta dhe e dashuruar dhe përsëri ndihesh e palumtur dhe e pakënaqur me partnerin? Kështu duhet të jetë në të vërtetë?

“Ndoshta gjithçka që mendoni se e dinit për dashurinë është e gabuar, sepse kur jeni me partnerin nuk ndiheni të marrosur pas tij, nuk ndjeni flutura në stomak… ajo që ndjeni është pothuajse ankth”,- thotë psikologia Susan Heitler.

Katër shenjat që tregojnë nëse je në një marrëdhënie që po të helmon çdo ditë nga pak, sipas Heitler.

  1. Kritikat

Kriticizmi mund të jetë me vlerë kur partneri pikas një problem që tjetri nuk e vë re. Kështu funksionojnë marrëdhëniet e shëndosha, por kur problemi mbaron, kështu duhet të bëjnë edhe kritikat. Në një marrëdhënie toksike, gjithçka që bën njëri, tjetri e ka në target për ta kundërshtuar dhe shpesh para njerëzve të tjerë. Kjo shkon përtej shakasë. Ky kriticizëm shpesh është i ashpër dhe dëmton.

Pas një kritiku kronik është një person që vetëvlerësimi i ulët e bën të gjejë defekte te partneri për shkak të pasigurive që ka te vetja. Personat që kritikojnë duhet të korrigjojnë veten fillimisht, ose përndryshe mund të ngelen pa partnerë për t’i kritikuar.

  1. Kontrolli

Dinamikat e pushtetit në një marrëdhënie mund të jenë hileqare. Ndonjëherë një partner udhëheq bindshëm. Kur tjetri nuk do të drejtojë, atëherë çdo gjë është në rregull, por mund të ndodhë edhe që tjetri të ndihet sikur nuk ka të drejtën për të vendosur për jetën e vet. Kontrolli i limiton njerëzit dhe u heq shumë të drejta. Dhe në qoftë se partneri kontrollues i çon nëpër festa, tjetra ndihet si e veçuar nga bota, e burgosur, sepse nuk ka zgjedhur vetë. Dikush duhet të ndryshojë, përndryshe secili do të kërkojë zgjidhje tjetër.

  1. Mbyllja hermetike

Të mbash ca gjëra për vete është normale, por është ndryshe të mbyllesh në vetvete. Mbyllje do të thotë të mos tregosh çfarë ndjen për të mbrojtur tjetrin nga lëndimi.

Kjo mund të duket gjë e mirë, por është helmuese, sepse është e gabuar: personi tjetër nuk e ka idenë për çfarë bëhet fjalë dhe nuk mund ta rregullojë kurrë atë problem duke mos ditur ekzistencën e tij.

Krisja përhapet dhe ka shumë të ngjarë që marrëdhënia të ndahet më dysh. Hapuni, ose përndryshe do ju duhet të mblidhni copat e thyera.

  1. Gënjeshtrat

Nuk ka shenjë më të qartë të marrëdhënieve toksike sesa kur partneri të gënjen. Disa gënjeshtarë janë aq të zotë sa duket sikur i besojnë gënjeshtrat e tyre dhe të fajësojnë ty pse nuk i beson. Kjo është karakteristika më toksike e listës. Nëse një ditë do zbulohesh, me siguri do ngelesh me gisht në gojë.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top