Marrëdhënie

May 31, 2019 | 11:04

Shenjat që tregojnë se partneri ju tradhton

Çdo marrëdhënie ka ulje-ngritjet e veta. Ka momente kur çdo gjë shkon më së miri, ka edhe momente kur gjithçka kthehet përmbys për shkaqe nga më të ndryshmet, një ndër të cilat mund të jetë edhe tradhtia. Por ja cilat janë disa shenja që ju ndihmojnë të kuptoni se partneri po tradhton…

  1. Papritmas nuk mund ta kontaktoni atë

Kur puna e partnerit ia bën atij të vështirë ta kontaktoni, kjo nuk nënkupton se është duke iu tradhtuar. Sidoqoftë, mund të jetë shenjë e qartë e tradhtisë nëse papritmas atë nuk mund ta kontaktoni dhe këtë nuk e keni pasur problem më herët.

  1. Lidhja dhe intimiteti fillojnë të shuhen

Intimiteti dhe lidhja janë disa faktorë që përcaktojnë forcën e një lidhje. Sapo të ndjeni se ata janë duke ndërtuar mur mes ju të dyve, atëherë duhet të filloni të zbuloni se çfarë po ndodh. Zakonisht fillohet me më pak komunikim, mungesë gatishmërie për të dalë, zemërime të lehta, etj.

  1. Bëhet më i/e fshehtë

Thirrjet telefonike nuk janë gjëja e vetme që fshehin. Nëse nuk ju lejon t’ia prekni telefonin ose nëse e ka ndryshuar fjalëkalimin për të mos e ditur ju, atëherë kujdes.

  1. Ka ndryshuar jeta seksuale

A ka ndryshuar jeta juaj seksuale në mënyrë drastike? A jeni duke bërë seks më rrallë se zakonisht? Atëherë, përveç se mungesa e seksit mund të jetë shenjë e nivelit të ulët të libidosë, ndonjëherë mund të jetë edhe shenjë e diçkaje më serioze – tradhtisë!

 

 

Burimi / Intv.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top