Të gjithë e dimë se kalciumi është thelbësor për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, por a e dini se ai është po aq vital për të rriturit ashtu siç është për fëmijët? Kalciumi është thelbësor për energjinë, funksionimin e muskujve dhe koagulimin normal të gjakut, pavarësisht nga mosha juaj.
Shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi:
- Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës
Nuk mund të zgjoheni? Kjo mund të jetë një shenjë treguese se ju nevojitet më shumë kalcium. Kalciumi ndihmon në çlirimin e energjisë nga ushqimi juaj, kështu që nëse nuk konsumoni sa duhet mund të ndiheni më të lodhur se zakonisht.
- Sforcoheni për të qëndruar në formë
Nëse nuk konsumoni kalcium të mjaftueshëm për të rregulluar kontraktimet e muskujve, fitimi i duhur mund të jetë një sfidë e vërtetë.
- Ju del gjak lehtësisht
Kur lëndoheni, trombocitet ngjitëse në gjakun tuaj formojnë mpiksje për të ndaluar rrjedhjen e gjakut. Nëse për ju është shumë e vështirë të frenoni rrjedhjen e gjakut, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së kalciumit.
- Ju thyhen lehtësisht kockat
Humbja e densitetit të kockave është një pjesë e natyrshme e procesit të plakjes, sepse humbim kalciumin në një shkallë më të shpejtë se sa e ruajmë. Mbroni veten nga problemet e ardhshme duke i mbajtur nivelet e kalciumit sa më të larta.
Burimet më të mira të kalciumit:
Për të siguruar sasinë e nevojshme të përditshme të kalciumit, hani një dietë të pasur me ushqimet e mëposhtme:
- Qumësht, djathë dhe produktet e tjera të qumështit;
- Sardele dhe lloje të tjera peshqish;
- Perimet me gjethe jeshile;
- Produkte soje;
- Drithëra.
A duhet të merrni një shtesë kalciumi?
Ne duhet të jemi në gjendje të marrim të gjithë kalciumin që na nevojitet nga një dietë e ekuilibruar e shëndetshme. Nëse jeni të shqetësuar se nuk jeni duke marrë mjaft minerale nga ushqimi, konsultohuni me mjekun para se të merrni një shtojcë. Disa hulumtime tregojnë se shtesat e kalciumit mund të lidhen me dhimbjen e barkut dhe gurët në veshka, dhe mund të ndërhyjnë në aftësinë vepruese të medikamenteve të tjera.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.