Mirëqenie

May 24, 2016 | 10:30

Sheqeri mund të dëmtojë seriozisht fytyrën tuaj

Shumë nga rreziqet e një diete të lartë të sheqerit janë të njohura, si prishja e dhëmbëve, obezitet,  etj. Por një efekt pak i njohur është se si sheqeri mund të dëmtojnë seriozisht fytyrën tuaj.

Një fenomen i njohur si “ fytyra e sheqerit” mund të ndodhë kur njerëzit kanë një prani të lartë të sheqerit në dietën e tyre.

Kjo shkakton aknet, “qeset’ poshtë syve dhe lëkurë të zbehtë. Shkencëtarët paralajmërojnë se prania e lartë e sheqerit mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa njerëzit kuptojnë.

Varësia ndaj sheqerit ‘duhet të trajtohet si një formë e abuzimit me drogën”.

Dr. Tamara Griffiths, nga Shoqata Britanike e Dermatologists tha për “The Indipendent” se : “Ushqimet me sheqer kanë një indeks të lartë glicemike e cila rezulton me ngarkesë të lartë të sheqerit dhe luhatje trupi në mënyrë dramatike në hormonin insulinë. Me kalimin e kohës kjo do të rezultojë në përshpejtimin e procesit të plakjes. Sheqeri prish kolagjenin i cili mund të bëjë lëkurën të humbasë pamjen e saj të freskët ose të shëndoshet“.

Ajo paralajmëron: “gëlltitja e ushqimeve me sheqer mund të ndikojnë direkt në plakjen e lëkurës”.

Ekspertë të tjerë paralajmërojnë thonë se  sheqeri është një agjent dehidratues, çka sjell edhe puçrra në fytyrë.

Shkencëtarët rekomandojnë jo më shumë se 30g sheqer në dietën tuaj të përditshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top