Mirëqenie

September 13, 2017 | 9:28

A janë frutat e thata të shëndetshme?

Po, frutat e thata duke përfshirë: kajsitë e thata, kumbulla të thata, rrush të thatë, hurma arabie të thata, fiq të thatë- janë një pako e madhe e mbushur me nutrientë.

1

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

Arsyeja është që nutrientët dhe fibrat janë më të përqëndruara kur uji hiqet nga fruti. Për ta krahasuar marrim si shembull, një gjysëm filxhani me kajsi të thata ka 4.7 gr fiber, por në të njëjtën sasi një kajsi e freskët ka 1.6 gr fibër. Frutat e thata janë të pasura në antioksidantë dhe në vitaminë B.

Një studim i gjatë epidemilogjik që ka studiuar më shumë se 13,000 individë doli në përfundimin se frutat e thata sjellin te individët më shumë nutrientë dhe humbje peshe se ata që nuk i konsumonin.

Por mbi të gjitha është e rëndësishme të kuptoni që ëmbëlsuesit natyralë në frutat e thata janë më të përqëndruar, gjë që nuk përbën shqetësim për popullsinë dhe madje mund të jetë e dobishme për atletët që kërkojnë pak energji të shpejtë. Por duhet të jeni të kujdesshëm për të parë sheqernat, karbohidratet dhe kaloritë. Për shembull një filxhan me rrush ka 23 gram sheqer dhe 104 kalori, por një filxhan me rrush të thatë ka 116 gr sheqer dhe 520 kalori.

Për diabetikët që konsumojnë karbohidrate gjatë ditës, rregullat ndryshojnë. Shumë dietologë rekomandojnë 2 lugë gjelle fruta të thata në një porcion prej 15 gr karbohidrate. Për shembull 2 lugë gjelle rrush të thatë është ekuivalente me 15 gr karbohidrate, por në të njëjtën sasi të karbohidratesh, ju mund të hani gjysëm filxhani rrush të kuq.

Frutat e thata janë të mbushura me nutrientë dhe një vakt i ndërmjetëm mjaft i leverdishëm, sidomos kur janë të përziera me arra dhe hahen si një kombinim. Por nëse sheqernat, karbohidratet apo kaloritë janë një shqetësim për ju, sigurohuni që të numëroni porcionet e frutave të thata, kështu që nuk do e vrisni mendjen.

Por dhe frutat e thata që përmbajnë ëmbëlsues të shtuar (boronica e kuqe), apo rrathët e thatë të ananasit apo ndonjë frut tjetër të përzier me shurup. Në fund nëse keni probleme me astmën, zgjidhni marka organike ose fruta të thata që nuk përmbajnë dioksid sulfuri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top