Thyerja e zakonit të shikimit të tepruar mund të parandalojë mijëra njerëz që të zhvillojnë sëmundje të zemrës, pohon një studim. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit tani këshillojnë uljen e kohës ditore të TV në më pak se një orë.
Ata zbuluan se të rriturit që rrinin ulur duke parë për më gjatë kishin deri në 16 për qind më shumë gjasa për t’u goditur nga gjendja vrasëse. Llogaritjet treguan se një në 10 raste mund të parandalohej nga njerëzit që shikonin më pak TV. Simptomat më të zakonshme të sëmundjes koronare të zemrës janë dhimbja në gjoks (angina) dhe gulçimi. Rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru. Ekspertët përdorën të dhëna shëndetësore nga 373,026 britanikë dhe shikuan gjithashtu ndjeshmërinë e tyre gjenetike ndaj sëmundjeve të zemrës. Vullnetarët u gjurmuan për 13 vjet.
Rezultatet treguan se njerëzit që shikonin TV për më pak se një orë në ditë kishin 16 për qind më pak gjasa të prekeshin nga sëmundje koronare të zemrës, sesa ata që rrinin ulur duke parë shfaqje për katër orë ose më shumë. Kjo shkallë e reduktuar e sëmundjeve të zemrës ishte e pavarur nga ndonjë rrezik gjenetik, thanë ekspertët. Për ata që shikonin dy deri në tre orë TV në ditë, kishte një rrezik 6 për qind më të ulët të zhvillimit të sëmundjes, krahasuar me njerëzit që shikonin më shumë se katër orë.
Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.