Studim

October 3, 2018 | 14:58

Shikimi i dobët është shenjë e Alzheimer-it

Cila është shenja e parë e sëmundjes së Alzheimer-it? Nuk është ajo që mendojnë të gjithë: humbja e papritur e memories. Aftësitë mendore që fillojnë të degradojnë, shkruan revista “Archives of Neurology”, janë të tjera, si ato që janë të nevojshme për të lexuar një gazetë apo për të plotësuar një fjalëkryq.

Dhe këto duhet të shndërrohen në kambana alarmi për t’i dhënë një diagnozë që në fazat e para kësaj sëmundjeje. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e “Washington University” St. Louis (Usa), pasi kanë mbajtur nën kontroll 444 persona.

Po memoria? Sipas studiuesve, memoria fillon të përkeqësohet edhe dy vjet më vonë se sa rënia e aftësive vizive.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top