Këshilla & Arsye

October 3, 2018 | 14:55

Ekspertët: Përfitimet që sjell ndryshimi i vendit të punës

Të ndryshosh punën shpesh është tendenca e re që po gjen përhapje të madhe jo vetëm në SHBA, por tashmë edhe në Europë. Dikur Andy Warhol thoshte: “Koha ndryshon gjërat, por në realitet duhet të jesh ti që duhet t’i ndryshosh ato”.

Ky citim është bërë sot motiv për botën e punës: të ndryshosh të paktën çdo dy vjet për të rritur pagën, për të reduktuar stresin, të jetosh situatat të reja që i japin vitalitet përditshmërisë dhe të merresh me projekte të reja që të rrisin intelektualisht, por edhe profesionalisht.

Sipas statistikave më të fundit të agjensisë kaliforniane HR Robert Half, 64% e punonjësve janë “job hoppers” në SHBA, ky është termi i ri me të cilin është pagëzuar tendenca e re dhe ka një rritje në grafik me 22% në 4 vitet e fundit.

Pjesa më e madhe që e ka përqafuar këtë trend janë të rinjtë dhe duket se koha e besnikërisë ndaj kompanisë nuk është më vlerë, por duket se fleksibiliteti po çmohet gjithnjë e më tepër.

Duket se edhe studiuesit e sjelljeve njerëzore bien dakord me këtë tendencë të re të epokës në të cilën jetojmë, pasi sipas tyre kjo ndikon jo vetëm në pavarësinë profesionale, ekonomike, por edhe në vlera dhe reduktim stresi.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top