Njohja e shkaqeve dhe shenjave të goditjes së trurit dhe njohja e tyre në kohë mund të shpëtojë jetën tuaj dhe njerëzve rreth jush.
Nga të gjitha sëmundjet serioze që përjetojnë qeniet njerëzore, embolizmi cerebral është një nga më të panjohurat. Mjekët ende nuk e dinë të saktësojnë shkaqet e saj.
Edhe nëse personi ka një mënyrë jetese të mirë, komponenti i trashëgimisë gjenetike është pothuajse gjithmonë shumë më i fortë. Gjë e mirë është se, edhe pse ende nuk kemi shërimin në dorë, të paktën ne mund të jemi të vetëdijshëm për atë që shkakton goditjen e trurit dhe shenjat. Kjo do të lejonte zbulimin me kohë dhe mjekët do të kishin mundësi, që ajo të bëhej më pak e rrezikshme.
Njerëzit më të prirur për të pësuar goditje në tru janë ata mbi 65 vjeç, veçanërisht femrat. Për më tepër, mosha 65-vjeçare nuk është përcaktuese: për shkak të stresit, gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga goditjet. Kjo është arsyeja pse nuk është një ide e keqe të informoheni për shkaqet dhe shenjat e goditjes së trurit!
Shkaqet që e aktivizojnë atë janë:
- Aritmia kardiake
- Diabeti
- Trashëgimia
- Nivelet e larta të kolesterolit
- Të ushqyerit jo shëndetshëm, pirja e duhanit
- Tremuajt e parë të shtatzënisë
- Trajtimet për të zëvendësuar hormonet
- Femrat që janë në fazën pas lindjes
Shenjat mund të përfshijnë:
- Ndjesia e marramendjes, ose humbjes së vetëdijes
- Vështirësi në frymëmarrje, halucinacione ose mbytje
- Probleme me tretjen e ushqimit, të vjella dhe të përziera
- Harresa e gjërave ose ndjenja se një pjesë e trupit është e dobët
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.