Këshilla & Arsye

April 24, 2017 | 11:13

Shkaqet dhe shenjat e goditjes së trurit – njihuni në kohë!

Njohja e shkaqeve dhe shenjave të goditjes së trurit dhe njohja e tyre në kohë mund të shpëtojë jetën tuaj dhe njerëzve rreth jush.

stroke-min

Nga të gjitha sëmundjet serioze që përjetojnë qeniet njerëzore, embolizmi cerebral është një nga më të panjohurat. Mjekët ende nuk e dinë të saktësojnë shkaqet e saj.

Edhe nëse personi ka një mënyrë jetese të mirë, komponenti i trashëgimisë gjenetike është pothuajse gjithmonë shumë më i fortë. Gjë e mirë është se, edhe pse ende nuk kemi shërimin në dorë, të paktën ne mund të jemi të vetëdijshëm për atë që shkakton goditjen e trurit dhe shenjat. Kjo do të lejonte zbulimin me kohë dhe mjekët do të kishin mundësi, që ajo të bëhej më pak e rrezikshme.

Njerëzit më të prirur për të pësuar goditje në tru janë ata mbi 65 vjeç, veçanërisht  femrat. Për më tepër, mosha 65-vjeçare nuk është përcaktuese: për shkak të stresit, gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga goditjet. Kjo është arsyeja pse nuk është një ide e keqe të informoheni për shkaqet dhe shenjat e goditjes së trurit!

Shkaqet që e aktivizojnë atë janë:

  • Aritmia kardiake
  • Diabeti
  • Trashëgimia
  • Nivelet e larta të kolesterolit
  • Të ushqyerit jo shëndetshëm, pirja e duhanit
  • Tremuajt e parë të shtatzënisë
  • Trajtimet për të zëvendësuar hormonet
  • Femrat që janë në fazën pas lindjes

 

Shenjat mund të përfshijnë:

  • Ndjesia e marramendjes, ose humbjes së vetëdijes
  • Vështirësi në frymëmarrje, halucinacione ose mbytje
  • Probleme me tretjen e ushqimit, të vjella dhe të përziera
  • Harresa e gjërave ose ndjenja se një pjesë e trupit është e dobët

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top