FB

January 13, 2022 | 9:36

Shkencëtarët japin lajmin e madh: Vala alarmuese nga Omicron ka arritur kulmin, pritet ulje drastike e infeksioneve

 

Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti “Omicron”, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve. Arsyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.

Ali Mokdat, profesor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njëjtën shpejtësi që u përhap”. Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ka ende shumë paqartësi se çfarë drejtimi do të marrë pandemia në të ardhmen.

Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingtonit, rastet ditore në SHBA do të arrijnë pikun javën tjetër me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.

 

Burimi / balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top