FB

October 24, 2022 | 10:25

Shkencëtarët: Vaksinat kundër kancerit do të jenë të gati brenda 10 viteve falë asaj anti-Covid

Vaksinat kundër kancerit mund të jenë të disponueshme në 10 vitet e ardhshme falë përparimeve të vaksinës Covid, pohojnë shkencëtarët.

Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, themeluesit e prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër koronavirusit BioNTech, thanë se përmirësimet në teknologjinë e mRNA gjatë pandemisë kanë ndihmuar në përshpejtimin e kërkimit. Profesorët pranojnë se ata hezitojnë të thonë se mund të gjejnë një kurë për kancerin, por kanë pasur përparime të rëndësishme. Ndërsa vaksinat konvencionale prodhohen duke përdorur forma të dobësuara të një virusi, mARN-të përdorin kodin e tij gjenetik për të shkaktuar një përgjigje imune për të përgatitur trupin për sëmundjen. I pyetur se kur vaksinat e kancerit mund të përdoren nga shumë pacientë në mbarë botën, Prof Sahin tha se kjo mund të ndodhë “para vitit 2030”.

Ajo tha për BBC: Ne kemi mësuar se si të prodhojmë më mirë dhe më shpejt vaksinat. Kemi mësuar në një numër të madh njerëzish se si sistemi imunitar reagon ndaj mRNA.

Prof Tureci shtoi: Si shkencëtarë ne gjithmonë hezitojmë të themi se do të kemi një kurë për kancerin. Ne kemi një numër përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to.

Në Gusht, prodhuesi rival i vaksinave Moderna tha se po paditte BioNTech dhe partnerin Pfizer, për shkelje të patentave mbi vaksinën Covid-19 të kompanisë. I pyetur për këtë rast, Prof Sahin tha: Inovacionet tona janë origjinale. Ne kemi shpenzuar 20 vjet kërkime në zhvillimin e këtij lloji të trajtimit dhe sigurisht që do të luftojmë për pronën tonë intelektuale.

 

 

Burimi  tvklan

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top