FB

July 27, 2021 | 8:19

Shopenhauer, frymëzuesi i forcës lëvizëse të vullnetit / Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën!

Përgatiti Blerina Hima Mërtiri, mësuese

Emrat e shumë mendimtarëve të filozofisë perëndimore dhe lindore arrijnë të kenë ndikim për kohë të gjatë dhe të prekin disiplina të ndryshme në fushën e shkencës, filozofisë dhe letërsisë.

0Artur Shopenhauer (22 shkurt 1788 – 21 shtator 1860) ishte një prej tyre. Vendlindja e filozofit, Gdansku, do të thotë “Qytet i lirë”, dhe në atë kohë ishte Prusi. Ai ishte i pari nga dy fëmijët e çiftit, Hejnrih Floris Shopenhauer (njeri i iluminuar dhe një republikan i zjarrtë )dhe Johana Henriett Trosinier (një fisnike e shumënjohur dhe me ndikim shumë pozitiv në shoqërinë e asaj kohe). Kjo ishte shkurt prejardhja e një prej mendjeve më të ndritura dhe më kurajoze, vazhdues dhe frymëzues i forcës lëvizëse të vullnetit.

Punimi më me ndikim nga Shopenhauer, “The World as Will and Representation” (Bota si Vullnet dhe Përfaqësim), theksoi rolin e motivimit themelor të njeriut, që Shopenhauer e quan vullnet. Analiza e tij mbi vullnetin e çoi atë në përfundimin se dëshirat emocionale, fizike, dhe seksuale nuk mund të përmbushen kurrë.

1

Shopenhauer ishte ndër mendimtarët e parë të filozofisë perëndimore që ndau dhe afirmoi parimet e rëndësishme të filozofisë lindore. Edhe pse veprimtaria e pareshtur filozofike nuk pati vëmendjen e merituar  sa ishte gjallë, idetë e tij pas vdekjes prekën filozofinë, letërsinë dhe shkencën. Ky ndikim dallon qartë tek romanet e Lev Tolstoit, Tomas Hardit, Marsel Prustit dhe të Tomas Manit, në dramat e Anton Çehovit dhe në operat e Rikard Vagnerit, por edhe në filozofinë e Fridrih Niçes dhe në psikoanalizën e Frojdit.

Të gjitha thëniet e tij janë kuptimplote. Përmendim disa prej tyre, të cilat janë më të populluarat:

-Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën.

-Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.

-Zakonisht është humbja ajo që na bën t’ia dimë vlerën gjërave.

-Talenti e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu e godet shënjestrën, të cilën askush nuk mund ta shohë.

-Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre, i talentuari dhe inteligjenti tenton ta përdor atë.

-Ceremonitë vezulluese, të çdo lloji, janë si skenografitë e teatrit, të cilave u mungon thelbësorja.

-Shoqëria, në njëfarë mënyre, mund të krahasohet me zjarrin: të mençurit ngrohen duke ndenjur në largësinë e duhur, torollakët, pasi janë përcëlluar, struken në të ftohtin e vetmisë, duke u ankuar se zjarri djeg.

-Përsa i përket jetës, edhe ne sillemi si udhëtari: përgjatë shtegtimit, objektet marrin një pamje të ndryshme nga ajo që tregonin së largu dhe ndryshojnë sipas largësisë. E njëjta gjë ndodh edhe me dëshirat.

-Burrat janë nga natyra thjesht indiferentë ndaj njëri-tjetrit, por gratë nga natyra janë armike.

-Mjaft njerëz të pakujdesshëm, jetojnë shumë në të sotmen, ndërsa shpirtrat e trazuar dhe të shqetësuar jetojnë shumë në të nesërmen e mbarsur me aspirata dhe shpresa. Të gjesh masën e duhur është një gjë e rrallë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top