Dëshmi

October 6, 2020 | 8:28

Shoqëri paragjykuese, ndrydhëse, imponuese deri në marrjen e frymës

Gjatë gjithë jetës na duhet të dëgjojmë një balonë të stërmadhe të mbushur me “këshilla” nga një shoqëri të cilës këto të fundit as ia kemi kërkuar kurrë; Një shoqëri me një mentalitet të plakur dhe të mjerë, ku të imponuarit mendimet dhe të përcaktuarit se kush duhet të jetë stili jetesës sipas gjinisë tonë; Duke na u dashur të suportojmë kritika të njëpasnjëshme që në fëmijëri, duke na ndrydhur dhe duke mos na lënë të marrim frymë.

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Sa më shumë rritemi, aq më shumë ndjejmë peshën e balonës mbi kokët tona, po aq na duhet të përballemi me një oqean paragjykimesh, dhe me një mendësi kolektive primitive, e cila nuk njeh limite dhe as nuk stepet, duke mos reshtur së investuari për të na bërë njerëz të “denjë” dhe të “lumtur”. Sepse përmbushja e egos së tyre dhe lumturia jonë duhet të kalojë disa etapa të “shëndetshme”, që mund të jenë: të mos të kundërshtarit, të bindurit me përulësi, dhe të ndjekurit ëndrrat turmëzuese të tyre. Të qenit ekselent në aspektin mësimor, fëmija më i bukur më i ditur i familjes. Fëmijë i cili karakterizohet  nga një personalitet i fortë të cilit zor se i rrokullisen lotët në fytyrë, ai që është i zoti të përballojë situata të ndryshme me maturi dhe pjekuri.

Ku kësaj i bashkohet përmbushja dhe e shumë kërkesave të tjera si të qenit i aftë në detyra të ndryshme si një amvisë shumë e mirë, të ketë ide të qarta për studimet, për profesionin që i jep siguri financiare për të ardhmen, ku ky rrugëtim duhet të jetë shkëlqyes që të gëzohet shoqëria e të ngjalli ndjenja euforie krenarie për familjen.

Dhe kur këto të jenë të realizuar, tashmë ka ardhur momenti që ata të krijojnë familje, se në të kundërt shoqëria fyhet nga ky “beqar/e” moskokëçarës, dhe prindërit ndjehen të turpëruar sepse nuk dinë si t’i përgjigjen injorancës. Injorancës masive të cilët guxuan dhe imponuan steriotipe dhe “normat” e tyre edukative, duke u mohuar shumë individëve të dëgjonin atë çfarë ka më shumë rëndësi tingujt e shpirtit dhe rrahjet e zemrës…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top