Aktualitet

March 1, 2024 | 20:27

Shpërthimi në Lushnje i merr jetën babë e bir, siguria teknike një aspekt themelor që duhet parë me seriozitet 

 

Lushnja tronditet sërish nga një shpërthim i fuqishëm, këtë herë fatkeqësisht me dy viktima. Vetëm pak kohë nga shërthimi i bombulave të gazit në një qendër tregtare të qytetit, një tjetër ka ndodhur sot, në një zonë biznesesh, i cili i ka marrë jetën babë e bir. 

lu1

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar edhe dëme në banesat dhe bizneset përreth. Sipas dëshmitarëve, shpërthimi i ndodhur në një magazinë, zgjati pak sekonda por ishte shumë i fuqishëm.

Nga shpërthimi që erdhi si rezultat i shkëputjes së bombulës së gazit dhe kontaktit të vinçit me rrjetin elektrik, humbën jetën drejtuesi i mjetit, Landi Hoxha dhe djali i tij Elidoni, ndërsa mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë përfshirë deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela. Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e autoriteteve mjekësore. 

Siguria teknike mbetet një nga sfidat më të mëdha në vend. Kryesisht ajo në vendin e punës, e cila ka marrë dhe merr jetë njerëzish për shkak të moszbatimit të rregullave. Ky është një aspekt tejet themelor, që në kushtet ku ngjarjet janë shtuar, duhet trajtuar me seriozitet të plotë.

Veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku persona të pafajshëm kanë humbur jetën ose kanë pësuar dëmeve të konsiderueshme fizike. Dhe jo shumë si rastësore, ato ndodhin pikërisht  për shkak të moszbatimit të rregullave teknike, siç rezulton në përfundim të një dosjeje hetimore. Këto ngjarje tragjike nuk janë vetëm shqetësuese për vetë ndërtuesit, por gjithashtu për shoqërinë në tërësi, duke theksuar nevojën për masa të rëndësishme për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen.

lu

Ajo çfarë zbulojnë ngjarje të tilla, nxjerr në pah jo vetëm përdorimin e materialeve të dobëta ose teknikat e pasigurta të ndërtimit, por në shumë raste, një presion para të cilit vihen punonjësit për të përmbushur afatet e punës, për të ulur kostot e ndërtimit, duke kompromentuar në këtë mënyrë sigurinë e jetës së tyre apo të përdoruesve godinave të ndërtuara.

Ajo që lipset dhe është e domosdoshme në kushte të tilla, është që autoritetet lokale dhe organet e kontrollit duhet të kryejnë inspektime të rregullta në ndërtesat e reja dhe në ato ekzistuese për të zbuluar dhe adresuar çdo problem të mundshëm të sigurisë.

Për të gjithë ndërtuesit dhe punonjësit e sektorit të ndërtimit, lipset ndërgjegjësimi i tyre për trajnime të vazhdueshme mbi rëndësinë e kujdesit ndaj procedurave të sigurisë në punë.

Për të parandaluar marrjen e jetëve dhe dëmet fizike tek të pafajshmit në fushën e ndërtimit, është e rëndësishme që të gjithë aktorët përfshirë në këtë sektor të marrin masa të mëdha për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtesave. Vetëm përmes angazhimit të përbashkët dhe respektimit të standardeve të larta të sigurisë, mund të arrijmë një ambient ndërtimi më të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë.

 

Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top