Dr. Fatos Olldashi, mjek kirurg pranë Spitalit Universitar të Traumës, është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si mjeku i muajit.
“Pak ditë më parë, me një ndërhyrje të vështirë por të suksesshme, neurokirurgu Fatos Olldashi shpëtoi një 18-vjeçar që rrezikonte të mbetej i paralizuar pas aksidentit në plazhin e Velipojës.
Mjekët e spitalit universitar të Traumës përballen thuajse çdo ditë me raste ekstreme, por me kurajë dhe profesionalizëm ja kanë dalë të shpëtojnë jetë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.