Mirëqenie

October 5, 2018 | 12:08

Shpresëdhënëse për diabetikët. Zbulohet enzima që ju mbron nga kjo patologji

Një zbulim që mund të revolucionojë botën e diabetologjisë vjen nga Universiteti i Tor Vergatës në Romë. Duket se enzima antioxidant peroxiredoxin-6 është në gjendje të mbrojë nga sarkopeni diabetik që shkaktohet nga humbja drastike e peshës dhe që prek njerëzit me diabet tip 2. Në këtë patologji, fibrat e muskujve nuk mund të rigjenerojnë qeliza të reja dhe qelizat rezervë nuk janë në gjendje të prodhojnë fibra.

Sigurisht që është një zbulim i rëndësishëm lidhur me faktin se kjo enzimë është gjithashtu në gjendje të kontrollojë sheqerin në gjak. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm, i gatshëm për të kuruar një patologji vërtetë të rrezikshme, siç është diabeti, rastet e të cilit janë rritur gjithnjë e më shumë, raste këto të cilat që lidhen edhe me mënyrën e të ushqyerit.

Frutat e thata ulin sheqerin në gjak

Ushqimi është shumë i rëndësishëm në luftën kundër diabetit, gjë që në disa raste mund të konsiderohet vendimtar. Në mesin e aleatëve janë edhe frutat e thata. Arrat, bajamet dhe të tjerat janë në gjendje të sjellin përfitime pasi ato janë burime të rëndësishme të acideve yndyrore esenciale, ato që trupi ynë nuk mund t’i prodhojë vetë. Ato gjithashtu prodhojnë vitaminë E, proteina, minerale dhe madje edhe antioksidantë të tjerë. Kjo është konfirmuar nga studimet e shumta të bëra për ndikimin e tyre në organizmin e njeriut. 

Madje arrat dhe bajamet janë në gjendje të mbrojnë nga diabeti i tipit 2, duke ulur sheqerin në gjak. Ato gjithashtu janë në gjendje të prodhojnë antioksidantë që mund të mbrojnë zemrën duke ulur edhe kolesterolin e keq. Megjithatë, pavarësisht përfitimive këto duhet të konsumohen në doza të rekomanduara edhe për shkak se janë shumë kalorike.

Kolesteroli i mirë një ndihmesë e madhe

Pika qendrore e hulumtimit është HDL i famshmi kolesterol “i mirë”, i aftë për të ndihmuar në largimin e yndyrave nga arteriet dhe për të shmangur formimin e pllakës aterosklerotike. Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, studimi theksoi faktin se mund të monitoronte sheqerin në gjak duke stimuluar qelizat beta për të prodhuar insulinë dhe gjithashtu për të kontrolluar sekretimin e hormonit që e bën atë të rritet ose glukagon. 

Studimi i kryer nga Profesor Giorgio Sesti në Universitetin Magna Graecia të Catanzaro mori parasysh 13 subjekte jo-diabetike të cilët gjetën një marrëdhënie midis niveleve të glukagonit dhe niveleve qarkulluese të HDL dhe mund të përfaqësonin risitë terapeutike në të dy tipet e diabetit; tip 1 dhe tip 2.

 

Burimi / http://www.ilsussidiario.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top