Marrëdhënie

October 5, 2018 | 12:52

10 gjërat që bëjnë meshkujt e dashuruar… A jeni dakord?

Dashuria është ndjenja më e bukur që njerëzit përjetojnë. Format dhe mënyrat e shprehjes janë nga më të shumtat dhe ndryshojnë përsa u përket femrave dhe meshkujve. Më poshtë jepen disa nga shenjat tipike të një burri që vërtet e do gruan e tij…

  1. Ai ju do dhe ju respekton për atë që jeni

Ju jeni shumë më tepër se një fytyrë e vogël dhe një trup i bukur dhe ndjen se ju do plotësisht, me cilësitë dhe defektet tuaja. Pranoni zgjedhjet që ju bëni në jetë dhe ju mbështet në vendimet tuaja.

  1. Është fansi juaj më i madh

Ai ju përgëzon. Cilado qoftë sfida, një takim i rëndësishëm në punë, një konkurs ose një promovim, ai nuk mund te pres deri në fund sepse beson tek ju dhe aftësitë tuaja.

  1. Ju mbron

Ka kaluar koha e të  jetuarit në shpella, ku burrat mbronin gratë nga kafshët e egra. Sot, mbrojtja është shumë më tepër se mbrojtja nga trauma emocionale.

  1. Pranon përgjegjësi

Në momente të vështira ose kur duhet marr një vendim i vështirë, një burrë që vërtetë e do partneren e tij merr përgjegjësinë dhe përballet me sfidat. Kjo nuk do të thotë se ai duhet të bëjë gjithçka vetë, por të jetë i gatshëm të bëjë çmos për t’u përballur me ditët e komplikuara.

  1. Ai i kushton vëmendje mendimit tuaj

Kur një burrë e do me të vërtetë një grua, ai shqetësohet për mendimin. Ajo që ju mendoni për fenë, politikën apo edhe ngjyrën e mureve është e rëndësishme. Ndjeni se ai vërtet ju dëgjon, sepse ai ju kushton vëmendje edhe kur flisni për gjëra të parëndësishme.

  1. Nuk harron detajet

Nuk harron se ju preferoni Coca Cola Zero vetëm me limon dhe pa akull, që çokollata e preferuar është puthja dhe që keni alergji ngjyrën e verdhë.

  1. Ju jeni prioritet

Keni nevojë për ndihmë për të ngritur një tavolinë? Ai ju do dhe prandaj jeni gjithmonë prioritet në jetën e tij.

  1. Ju jep hapësirë

Dashuri nuk do të thotë ta duash tjetrën vetëm për veten tënde. Pra, nuk bën dramë dhe nuk e sheh si problematike argëtimin pa të, p.sh të dilni me miqtë tuaj. Tashmë është mjaft e qartë, të gjithë kanë nevojë të kalojnë kohë pa parterin, pasi në të kundërt kjo gjë e mbyt marrëdhënien.

  1. I mungoni

Kur partnerja duhet të udhëtojë, kujdesen që të dërgojnë mesazhe ose telefonojnë për të pyetur se si jeni dhe për të treguar për ecurinë e ditës. Edhe nëse është larg, gjithmonë mund të qëndrojë në kontakt me ju, sepse i mungoni.

  1. Ndjen dhimbjen tuaj

Nëse jeni të trishtuar edhe ai është gjithashtu. Burrat duan të mbrojnë partneret e tyre dhe nëse ajo vuan, vuan edhe ai. Ata që ju duan ndiejnë dhimbje kur partneri i tyre nuk është mirë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top