Në fokus

January 11, 2021 | 9:57

“Shqipëria garon për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”, BBC shkrim për kampin Al Hol në Siri

BBC i ka kushtuar një artikull fëmijëve dhe grave shqiptare të cilët vazhdojnë të jenë në kampin Al Hol në Siri. Në artikullin me titull “Shqipëria garon për të shpëtuar fëmijë nga kampi xhihadist”, BBC hedh një vështrim mbi vështirësitë që po kalojnë këta njerëz në kampin e drejtuar nga luftëtarët kurdë.

BBC shkruan për Evën, sot 16 vjeçe, e cila u rrëmbye nga babai i saj Shkëlzeni dhe u dërgua në Siri kur ajo ishte nëntë vjeç. Pas shtatë viteve luftë dhe më pas robërie, ajo duket sikur është nga një botë tjetër.

“Nuk mund të publikojmë fotografinë e saj sepse mund të rrezikojë jetën. Ajo është ende në kampin al-Hol në Sirinë veriore, ku u mor me mbi 70,000 jetimë. Vëllai i saj Endri, 14 vjeç, është më me fat. Ai u soll në shtëpi nga Siria nga forcat speciale shqiptare në fund të Tetorit 2020” shkruan BBC.

Më tej gjiganti britanik citon ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj sipas të cilit kampi Al Hol është ferri në toke dhe synimi është që Shqipëria të kthejë sa më shpejt të jete e mundur edhe fëmijët dhe gratë e tjera të mbetura atje.

Lleshaj shprehet se këta fëmijë nuk janë terroristë, por viktima të prindërve të papërgjegjshëm. Nënat e tyre, nga ana tjetër, duhet të përballen me gjyqin. Negociatat po vazhdojnë me autoritetet kurde që drejtojnë kampet dhe nënat për të lejuar riatdhesimin. Tashmë jemi në garë me kohën për të nxjerrë fëmijët e tjerë, para se të dëmtohen në kamp, ose të largohen për të formuar një grup terrorist.

Autoritetet kurde që menaxhojnë kampin thonë se situata po u del jashtë kontrollit, duke marrë parasysh kushtet e jetesës, apo së fundmi, edhe pandeminë e Covid-19.

‘Ne kurrë nuk flasim për konflikt’

Përtej kufirit në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut, takoj Habib Fidanin. Vëllai i tij Bekimi braktisi biznesin familjar të picave dhe byrekëve në 2013 për të luftuar së pari për Frontin al-Nusra në Siri, dhe më vonë për ISIS.

Prej dy vjetësh Habib nuk ka fol më me vëllain e tij, pasi ai u mor rob nga forcat kurde. Por ai e di që gruaja dhe katër fëmijët e Bekimit – Fidan, Usama, Adnan dhe Reyana – janë ende gjallë në Campin Roj, një vend më i vogël dhe më pak i rrezikshëm se al-Hol. Reyana, tani pesë vjeç, është e vetmja që ka lindur në Siri.

“Vetëm dy ditë më parë, ata më dërguan një mesazh. Ne kurrë nuk flasim për konfliktin. Vetëm për çështjet familjare.”

Nëna e Habibit udhëtoi në Siri për t’u përpjekur t’i kthente fëmijët. Ajo vdiq atje ngaqë ishte e sëmurë. Edhe babai i tij u përpoq t’i kthente ata, duke udhëtuar gjerësisht në rajon, duke negociuar me këdo që do të fliste me të, por edhe ai vdiq vitin e kaluar. Tani Habib ka marrë përsipër detyrën në emër të familjes. Shpresa e tij kryesore qëndron në përpjekjet e qeverisë shqiptare por, siç tha ministri i brendshëm, ato përpjekje janë përqendruar ekskluzivisht te qytetarët shqiptarë, jo tek shqiptarët etnikë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Në vitin 2018, qeveria e Kosovës arriti, me ndërmjetësimin e SHBA-së, të kthente nga Siria mbi 100 gra dhe fëmijë.

A mund të ndihmojë deradikalizimi?

Në kryeqytetin maqedonas Shkup, Samet Shabani i OJQ-së Bridge-Horizon punon për një program de-radikalizimi për numrin e vogël të ish-luftëtarëve dhe anëtarëve të familjes që janë kthyer nga Siria.

“Luftëtarët që kanë ardhur në shtëpi nga ato fushë-beteja ndihen sikur janë vendas në këtë vend,” thotë ai, duke argumentuar se identiteti i tyre i fortë kombëtar shqiptar ndihmon ish luftëtarët dhe familjet e tyre të heqin shpëlarjen e trurit të bërë nga militantët islamikë në Lindjen e Mesme.

Puna e de-radikalizimit u financua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar deri në Prill 2019. Tashmë kjo punë po çohet përpara nga qeveria Hollandeze, bashkësia Islame në Maqedoninë e Veriut dhe autoritetet e burgut.

 

 

Burimi / https://www.bbc.com/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top