Në fokus

July 3, 2018 | 12:14

Shqiptarët me zemër të madhe, Xhaka dhe Shaqiri dhurojnë paratë e gjobëvënies për kurimin e tri fëmijëve

Mjaftoi një gjest gëzimi i Granit Xhakës në ndeshjen përballë Serbisë, që miliona shqiptarë në rrjetet sociale ta konsideronin një sfidë të tyre takimin Zvicër – Serbi në botërorin e këtij viti.

Festa kulmoi me një gol të dytë të Xherdan Shaqirit që gjithashtu zgjodhi të njëjtën mënyrë festimi, ndërkohë që mediat serbe e konsideruan këtë gjest provokim.

Nuk mendoi kështu FIFA, që megjithatë vendosi t’i dënojë me gjobë dy futbollistët shqiptarë Xhaka e Shaqiri si dhe futbollistin zviceran Lichtsteiner për shkelje të kodit disiplinor të FIFA-s.

Ky vendim, nxiti shqiptarët të ndërmarrin aksionin “Mos kini frikë nga Shqiponja”, i cili i mbështetur edhe nga Kryeministri Rama, përmes numrit të Llogarisë në Raiffeisen Bank, arriti të mbledhë 25 mijë frangat zvicerane për të shlyer gjobën e tre futbollistëve.

Por, këtë dashamirësi shqiptare, Xhaka e Shaqiri kanë vendosur ta shpërblejnë ndryshe. Ata do të paguajnë vetë gjobën e vendosur dhe do të dhurojnë për tri fëmijë në Kosovë, Shqipëri e Zvicër, shumën e mbledhur nga donacionet.

Përfitues i këtij dhurimi në Shqipëri është 8-vjeçari Olsi Varfis, nga fshati Kalivaç i Tepelenës. I shtruar prej muajit tetor në Qendrën Spitalore Universitare Nën Tereza, vazhdon të trajtohet me kimioterapi në pavijonin e hematologjisë, ndërsa ka humbur tashmë njërin sy për shkak të një retinoblastome.

I ndrojtur, shpesh dhe nervoz, pranë Olsit gjendet gjyshja e tij Faike, e cila me lot në sy tregon dhimbjen e madhe për nipin në një histori të trishtë zënë fill disa vite më parë.

Ndonëse ditët e tyre më shumë i kalojnë në spital, se sa në shtëpi, ndonëse ndjehet e dërrmuar nga dhimbja dhe lotët e të nipit, gjyshja nuk i humbet shpresat, teksa ende beson se Zoti do të bëjë më të mirën për nipin e saj. Ajo beson dhe shpreson, se tashmë falë ndihmës, Olsi do mundet sërish të marrë çantën e shkollës, që i ka mbetur varur në shtëpi.

Ndërkohë që pritet të përzgjidhen përfituesit e Kosovës dhe Zvicrës.

 

Burimi / opinion.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top