Studim

July 3, 2018 | 11:48

Studim / Më pak se 8% e grave që ngrijnë vezët kthehen t’i përdorin ato

Sipas një studimi të ri, më pak se 8% e grave që ngrijnë vezët e tyre kthehen t’i përdorin ato. Hulumtuesit kanë ndjekur deri në 563 raste të grave që ngrinin vezët e tyre në mes të janarit 2009 dhe nëntorit 2017.

Vetëm 7.6 % e grave, 43 gra, u kthyen për të përdorur vezët e tyre dhe vetëm një në tre prej tyre rezultonte me sukses për të patur një fëmijë. Hulumtimi u krye nga Qendra e Brukselit për Mjekësinë Riprodhuese, një nga qendrat më të mëdha të fertilitetit në Evropë.

Dr. Michel De Vos, udhëheqësi i studimit, u shpreh në një konferencë në Barcelonë ‘nuk dihet shumë për ngrirësit e vezëve dhe rezultatet e tyre riprodhuese’.

Shqyrtimi i të dhënave zbuloi se mesatarisht gratë që ngrinin vezët e tyre ishin 36.5 vjeç dhe ruanin diku te tetë dhe 16 vezë. U zbulua se mosha mesatare e grave që kthehen për të përdorur vezët e tyre të ngrira ishte 42 vjeç.

Duke komentuar mbi këtë hulumtim, Dr. Gillian Lockwood nga Midland Fertility Services, një ofrues kryesor në Mbretërinë e Bashkuar të IVF tha se gjetjet “pasqyrojnë atë që gjetëm në Mbretërinë e Bashkuar”.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top