Kryeni një vizitë okulistike dhe kontrollin e shikimit falas përgjatë muajit shtator në Optika Luani.
A janë sytë e fëmijëve tuaj gati për fillimin e vitit të ri shkollor? Mendoni që fëmijët të shkojnë në shkollë me një shikim të turbullt, sforcim të syrit dhe me dhimbje të kokës? Problemet e padiagnostikuara të shikimit mund të pengojnë aftësitë e të nxënit tek fëmijët. Prandaj okulistët rekomandojnë që fëmijët t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë e të detajuar të shikimit përpara fillimit të vitit të ri shkollor.
Nëse mbështetemi vetëm tek kontrolli i shikimit që garantojnë shkollat, këto teste të thjeshta zbulojnë vetëm disa probleme të syrit, siç është miopia. Ato nuk garantojnë që sytë e fëmijës janë gati për të përballuar sfidat që kërkojnë shkolla apo detyrat e shumta. Përgjatë një kontrolli të plotë të shikimit, optometristi mund të vlerësojë problematikën e syrit të fëmijës, shëndetin e syrit dhe gjurmimin e problemeve në kohë, duke ju vënë në dukje se kur sytë e fëmijës janë gati për në shkollë.
Ndikimi i mësimit online tek fëmijët!
Derisa qëndrimi i tejzgjatur i fëmijëve përpara ekraneve dixhitale ka qenë një problem edhe përpara pandemisë, në vitet e fundit kjo gjendje është përkeqësuar. Papritur fëmijët e gjetën veten duke shpenzuar pothuaj dy herë më shumë kohë sesa përpara pandemisë. Qëndrimi për një kohë të gjatë mbi ekranet dixhitale krijon sforcime të syrit, duke i bërë fëmijët dhe të rriturit më të prirë ndaj sforcimeve dixhitale të syrit, të njohur ndryshe si sindroma e shikimit në kompjuter.
Sforcimi i syrit për shkak të pajisjeve dixhitale. Nxënësit të cilët qëndrojnë mbi ekranet dixhitale për më shumë se dy orë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar këtë risk. Kjo simptomë e fundit përfshin:
Ndjesia e tharjes së syve;
Dhimbje dhe skuqje të syrit;
Lodhje të syve;
Dhimbje koke;
Shikim i turbullt;
Dhimbje të qafës dhe të shpatullave.
Këto simptoma të mësipërme mund të përkeqësohen nga kushtet e mëvonshme:
Qëndrim jo i duhur;
Ndriçim i dobët;
Ekrane me ndriçim të tepruar;
Probleme të pazbuluara të shikimit;
Kohë e lartë e qëndrimit në ekranet dixhitale;
Reflektimi dhe shkëlqimi prej ekraneve;
Përpos sforcimit të syrit për shkak të pajisjeve dixhitale, mjaft studime kanë vërtetuar që nxënësit të cilët shpenzojnë mjaft kohë në ambiente të mbyllura duke kryer detyra ku kërkohet qëndrimi afër, siç janë të shkruarit, leximi, punimi në kompjuter dhe pajisje të tjera dixhitale kanë tendencën të zhvillojnë më shpejt miopinë.
Shtatori muaji i shkollës në Optika Luani vjen me shumë surpriza të këndshme për të gjithë fëmijët të cilët do të fillojnë këtë vit shkollor plot sfida. Optika Luani, përgjatë të gjithë muajit Shtator do të jetë pranë fëmijëve për të ofruar vizita okulistike dhe kontrollin e shikimit falas në çdo pikë të rrjetit tonë.
Ekzaminimi i shikimit kryhet me pajisjet më moderne në fushën e optometrisë dhe asistohet nga mjekët e specializuar okulistë në çdo ditë të javës në Optika Luani. Për shkak të pandemisë dhe situatës aktuale të mësimit pjesërisht online, fëmijët do të shpenzojnë kohë shtesë përballë pajisjeve kompjuterike, tabletave dhe smartfonëve. Ndaj është e nevojshme një kujdes më i veçantë i prindërve ndaj kujdesit të shikimit për fëmijët. Optika Luani është partneri juaj në këtë muaj të veçantë, ku specialistët tanë përpos vizitave okulistike të detajuara, do t’ju asistojnë edhe me këshillat profesionale të opticienit tonë për përzgjedhjen optimale të skeletit për fëmijë, lentet më të përshtatshme në përputhje me aktivitetin e fëmijës, trajtimin që duhet të kenë xhamat optike për një mbrojtje sa më të mirë të syve ende në zhvillim të fëmijëve.
Përgjatë muajit Shtator nuk do të mungojnë ofertat e dedikuara për fëmijët, të cilat përfshijnë vizitën okulistike, skeletin optik nga marka Milo&Me dhe xhamat optikë Shamir Glacier Plus. E gjithë paketa për vetëm 9,900 Lekë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.