Mirëqenie

May 9, 2018 | 11:58

Shtesat dhe ushqimet më efektive, për të lehtësuar dhimbjen e artritit

Shkencëtarët kanë zbuluar mënyrat më efektive që mund të lehtësojnë dhimbjen  agonuese, për ata që vuajnë nga osteoarthritis (OA).

Pas analizimit të më shumë se 60 studimeve, studiuesit gjetën se vetëm 1.5 shtesë të vajit të peshkut, ose një gram, në ditë zvogëlon në mënyrë të konsiderueshme dhimbjet e OA duke lehtësuar inflamacionin.

Në studim u gjet se vitamina K, e cila gjendet në kale, spinaq dhe majdanoz, gjithashtu lehtëson simptomat e pacientëve duke promovuar riparimin e eshtrave dhe kërceve.

Hulumtimi shton se në mesin e pacientëve obezë me OA, humbja e peshës ndihmon për të minimizuar dhimbjen duke ulur tendosjen e vënë në nyje, si dhe humbjen e tepruar të peshës duke e lidhur me inflamacionin.

Autori i studimit Profesor Ali Mobasheri, nga Universiteti i Surrey, tha: ‘Mënyra e jetesës duhet të merret parasysh edhe kur përpiqemi të zvogëlojmë dhimbjen e osteoartritit. Pacientët nuk mund të presin mrekulli me ndërhyrje dietike nëse janë mbipeshë dhe pinë shumë duhan’.

OA ndikon deri në 1/3 e njerëzve mbi 45 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar. Gjendja shkaktohet nga dobësimi i eshtrave që thyhen me kalimin e kohës.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top