Në fokus

May 9, 2018 | 11:42

Adrienne Rich: Marrëdhëniet përsosin të vërtetat tona

“Ne mund të mbështetemi në kaq pak njerëz që do t’i kalonin vështirësitë përkrah nesh.”

Nga poezia nxitëse deri në mençurinë e saj të përjetshme për dashurinë, humbjen dhe kreativitetin, poetja e dashur dhe feministja Adrienne Rich (16 maj 1929 – 27 mars 2012) vazhdon të jetë një nga krijueset më të shquara të shekullit të njëzetë, me dhunti letrare dhe bindje politike të papërsëritshme.

Kur Rich u nderua me medaljen prestigjioze kombëtare të arteve në vitin 1997, çmimi më i lartë që mund t’i dhurohet një artisti individual, në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, por që ajo shkëlqyeshëm u bë personi i parë dhe i vetëm që  e refuzoi nderin në një protestë kundër monopolit të pushtetit dhe planit të propozuar të qeverisë për t’i dhënë fund financimit për fondacionin kombëtar për artet.

Por Rich ishte gjithashtu shkrimtarja që mjeshtërisht ndërthuri prozën filozofike, politike dhe thellësisht personale. Rich ka përshkrimet më të bukura të historisë së dashurisë me thjeshtësinë që rrezatohet te bukuria veçanërisht prekëse e këtyre ditëve të ndryshimeve historike për lirinë dhe dinjitetin e dashurisë:

“Një marrëdhënie e ndershme njerëzore – domethënë ajo në të cilën dy njerëz kanë të drejtën të përdorin fjalën “dashuri” – është një proces delikat, i dhunshëm, shpesh i tmerrshëm për të dy personat e përfshirë, një proces i rafinimit të të vërtetave që mund t’i tregojnë njëri-tjetrit .

Është e rëndësishme ta bëjmë këtë sepse thyen vetë-mashtrimin dhe izolimin njerëzor.

Është e rëndësishme ta bëjmë këtë sepse duke vepruar kështu bëjmë drejtësi ndaj kompleksitetit tonë.

Është e rëndësishme ta bëjmë këtë sepse mund të mbështetemi në kaq pak njerëz që do t’i kalonin vështirësitë ndaj nesh.”

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top