Dëshmi

April 25, 2022 | 8:14

Shusha – kryeqyteti kulturor i Azerbajxhanit, qyteti i dytë më i madh dhe më i vjetër në Karabakh, i është rikthyer jeta dhe gjallëria

Dr. Firdovsiye Akhmedova

Shefe e Fakultetit të Historisë,

Akademia e Administratës Publike e Azerbajxhanit

 

Një qytet i ri u ndërtua si qendër administrative për Khanatin e Karabakut, gjatë formimit të Khanateve të Azerbajxhanit. Qyteti u themelua në 1752 nga guvernatori i Khanatit, Panah Ali Khan. Fillimisht, ai ndërtoi kështjellën Bajat si vendbanim, por nuk ishte i mjaftueshëm si fortifikim ushtarak, kështu që Khan vendosi të ndërtojë një qytet-kështjellë më të fortë dhe më të pathyeshëm. Për këtë arsye u zgjodh fshati antik i Shushës, në lartësinë 1400 metra mbi nivelin e detit i rrethuar nga shkëmbinj dhe pyje. Qyteti u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të dhe brenda një kohe të shkurtër u bë një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të Kaukazit të Jugut, duke tejkaluar në këtë drejtim shumë qytete antike të khanateve të tjera ne Azerbajxhan.

2

Sot, ka pikëpamje të ndryshme mbi origjinën dhe kuptimin e emrit të qytetit të Shushës. Megjithatë, sipas legjendës popullore, era në këto zona quhej “Susha” (“xham” në gjuhën azerbajxhaniane) sepse ishte shëruese dhe e pastër si kristali. I veçantë ishte edhe procesi i kolonizimit të qytetit, në fillim u shpërngulën familje fisnike dhe ato që merreshin me punime artizanale, ndërsa me kalimin e kohës banorët vinin nga vende të tjera, shpesh të largëta, duke formuar lagje të veçanta. Në Shushë u formua një kulturë e sofistikuar, krijuesit e së cilës vinin nga shtresa të ndryshme shoqërore, njerëz fisnikë, tregtarë e zejtarë. Veçoritë e përbërjes dhe të kolonizimit të qytetit u pasqyruan natyrshëm në urbanistikën: në çdo rreth u ndërtuan xhamia, banja, medreseja dhe institucionet e tjera shoqërore të asaj kohe.

Një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e Shushës ishte kalaja e saj. Sipas burimeve, deri në vitin 1797 asnjë armik nuk i ka kaluar kurrë këto mure. Mjedisi i sigurt favorizoi zhvillimin aktiv të qytetit: shumë bujtina, xhami, varreza dhe vepra të tjera të vlefshme arkitekturore u ngritën në Shushë, duke përfshirë monumente të famshme arkitekturore si Pallati Khan dhe Xhamia Govhar-aga. Vepra e poetit të shquar azerbajxhanas të shekullit të 18-të, MollaPanahVagif, poezitë e të cilit udhëtuan në të gjithë Lindjen Muslimane, është pjesë e së njëjtës periudhë.

hacibayov

Pas aneksimit të Kaukazit Jugor nga Rusia, Khanati i Karabakut u shfuqizua. Megjithatë, Shusha ruajti statusin e saj administrativ, fillimisht si qendër e rrethit ushtarak dhe nga viti 1841 si kryeqytet i Khanate. Rëndësia e qytetit si qendër financiare u rrit: këtu u zhvillua qëndisja e pëlhurave te mëndafshi, qilima dhe prodhimi i verës. Nga fundi i shekullit të 19-të, në Shusha jetonin deri në 2000 artizanë.

Shusha ishte gjithashtu një qendër e rëndësishme kulturore e Kaukazit Jugor. Në vitin 1801 në xhaminë e qytetit u themelua një shkollë, e cila ishte funksionale deri në gjysmën e dytë te shekullit të 19-të. Në 1830, shkolla e parë në Azerbajxhan u hap në Shusha. Qyteti ishte gjithashtu i pari që hapi bibliotekat publike dhe gjithashtu kishte një shtypshkronjë të vogël. Në vitin 1848 u prezantua edhe shfaqja e parë teatrale në Shusha dhe qe nga viti 1882 qyteti u bë një qendër e rëndësishme teatrale. Shusha e ka merituar prej një kohe te gjatë dhe denjësisht reputacionin si  “Konservatorit i Kaukazit”. Ky qytet është djepi i kulturës muzikore të Azerbajxhanit; aty u krijua shkolla profesionale e muzikës popullore. Shumë këngëtarë popullorë nga Shusha gëzonin një reputacion  përtej kufijve të Khanatit të Azerbajxhanit.

flag-in-shusha

Për shkak të pretendimeve territoriale kundër territoreve të Azerbajxhanit të nxitura nga grupet nacionaliste armene në vitin 1905, i gjithë Karabaku u shndërrua në një arenë konflikti ndërkombëtar. Armenët vranë dhe grabitën Azerbajxhanë, ndërsa shkatërruan shtëpitë e tyre dhe trashëgiminë kulturore. Në mars 1920, pas pushtimit nga njësite 11 të Ushtrisë së Kuqe, Shusha ra nën sundimin Sovjetik.

Si rezultat i hapave të qëllimshëm të udhëheqjes sovjetike, në vitin 1923 u krijua “Rajoni Autonom i Nagorno-Karabakut” në pjesën e sipërme të Karabakut, me idenë e autonomisë armene brenda Azerbajxhanit. Në formacionin e ri u përfshi edhe Shusha, por ndryshe nga vendimi i mëparshëm, jo si qendër rajonale. Megjithatë, qyteti vazhdoi të luante rolin e një qendre të rëndësishme ekonomike dhe kulturore të një rajoni më të gjerë. 8 maji 1992 është një datë e errët në historinë e “Konservatorit të Kaukazit”, i cili u pushtua nga forcat armene. Që atëherë, banorët e Shushës u shpërngulën në tokat e të parëve të tyre. Pas 28 vitesh pushtim, më 8 nëntor 2020, qyteti i Shusha u çlirua. Viti 2022 u shpall “Viti i Shushës” në Azerbajxhan nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliev dhe këtë vit shënon edhe 270 vjetorin e historisë së lavdishme të Shushës.

qala-bayraq

Sot, pas dekadash shkatërrimi dhe grabitjesh nën pushtimin armen, qyteti i Shushës po i nënshtrohet rindërtimit dhe restaurimit të përgjithshëm, duke përfshirë trashëgiminë e tij historike dhe kulturore. Krahas rindërtimit të monumenteve dhe xhamive të vjetra myslimane, po rinovohen edhe kishat e lashta të krishtera. Nuk ka qasje të diferencuar bazuar në përkatësinë fetare në Azerbajxhan, të gjitha monumentet dhe vendet fetare i përkasin njëlloj trashëgimisë multikulturore të Azerbajxhanit. Qyteti i dytë më i madh dhe më i vjetër në Karabakh, Shusha-si është rikthyer jeta dhe gjallëria. Për shkak të historisë së saj të pasur dhe trashëgimisë kulturore, Shusha si kryeqyteti kulturor i Azerbajxhanit në vitet në vijim do të jetë një nga pikat më të rëndësishme të Azerbajxhanit dhe një vend i favorshëm për ngjarje të ndryshme ndërkombëtare dhe një pikë takimi e kulturave të ndryshme.

atlar

mescid-3 vaqif qala

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top