Në fokus

January 21, 2021 | 8:23

Si arrin Covid-19 të infektojë qelizën tonë të shëndoshë, duke i shkaktuar asaj “Mutacionin Gjenetik” (Modifikimin e Kodit Gjenetik ADN)

 

Si arrin Covid-19-ta të infektojë qelizën tonë të shëndoshë, duke i shkaktuar asaj “Mutacionin Gjenetik” (Modifikimin e Kodit Gjenetik ADN) dhe të “DETYROJË” atë të shumëzojë ekstremisht këto viruse.

Ermand Mertenika, Inxhinier, Bio-Fizikant

Ermand Mertenika, Inxhinier, Bio-Fizikant

Përmasa ekstremisht e vogël e Covid-19, Corona, e cila modifikon ADN-në e qelizës së shëndoshë të organizmit tonë.

Covid 19 Corona është një virus agresiv me përmasa 9-12 nm e cila nënkupton një përmasë jashtëzakonisht të vogël, e cila mund të shihet vetëm me një mikroskop intensiv elektronik.

Pra 9 nm d.m.th 0,0000000009 metër (diametër) ora 1 e njëmiliarda e metrit.

Në qoftë se do të bënim një krahasim shumë interesant me trashësinë e një fije floku, atëherë do t’ju habisë vërtetë ky fakt.

Përmasa (gjerësia) e fijes së flokut është 100,000 nm.

Përmasa e Sars-Covid-19 është 9 nm, pra 9 e njëmiliarda e metrit.

Tashmë mund të perceptoni me nënndërgjegje sa shumë i vogël është armiku ynë i padukshëm, përmasa e të cilit e bën këtë virus të qëndrojë dhe pezull në ajër për një kohë relativisht të gjatë për orë të tëra.

Organizmi yë është vlerësuar të ketë një numër ekstremisht të lartë qelizash, të cilat llogariten të jenë rreth 37 biliardë.

1

Përmasa e një qelize të shëndoshë në organizmin tonë është 20μm pra e thënë ndryshe:

Trashësia e fijes së flokut është 100,000 nm ose 100 μm dhe përmasa e qelizës normale është 20 μm.

Pra, përmasat e fijes së flokut janë 5 herë më të mëdha se përmasa e një qelize normale dhe e krahasuar me Sars-Covid-19 përmasa (Trashësia e fijes së flokut) është 11 mijë herë e madhe se Sars Covid-19.

Pra përfundimisht themi se përmasa e qelizave të shëndosha të organizmit tonë janë 2200 herë më të mëdha se Sars-Covid-19.

Covid-19 Corona është një kapsulë proteinike e cila përmban materialin gjenetik (ADN) brenda saj. Kur ky virus ekstremisht i vogël depërton në qelizën e shëndoshë, atëherë lëshon materialin e saj gjenetik pikërisht në Nuklin (Bërthamën e Qelizës së Shëndoshë).

2

Pasi materiali gjenetik i Covid-19 Corona ka prekur Materialin Gjenetik brenda Nuklit (bërthamës së qelizës së shëndoshë) atëherë menjëherë fillon replikimi i ri, pra (shkatërrimi i kodit normal të unifikuar të riprodhimit të qelizës së shëndoshë të organizmit) dhe modifikimi i kodit gjenetik të qelizës së shëndoshë me kodin gjenetik të elementit viral (Sars Covid-19).

Ky modifikim i kodit gjenetik (Mutacion i ADN-së) detyron qelizën e shëndoshë të prodhojë (të shumëzojë këto viruse në një sasi të lartë), dhe pasi sasia e madhe e viruseve të prodhuara brenda një qelize ka arritur limitin e kapacitetit të qelizës, atëherë qeliza e shëndoshë shkatërrohet, duke nxjerrë jashtë saj këtë sasi të madhe të Covid-19 të prodhuar nga kjo qelizë.

Stadi tjetër ka të bëjë me efektin “ZINXHIR”

Sasia e madhe e Covid-19 prodhuar nga qeliza, e cila u shkatërrua si rezultat i modifikimit të kodit gjenetik ADN, do fillojë të infektojë (kontaminojë) qelizat e tjera të shëndosha, duke i shkaktuar edhe të tjerave mutacionin gjenetik (modifikimin e kodit gjenetik), duke i detyruar këto qeliza të prodhojnë akoma më shumë viruse të tilla dhe duke i shkatërruar këto qeliza si në rastin e parë.

Koncepti Vaksinë “Agjenti Viral i shpikur” kundër Agjentit Viral aktual (Sars-Covid-19):

Kuptohet që zgjidhja e vetme për të dominuar sa më shpejt këtë armik të padukshëm është VAKSINA, e cila është një përmbajtje virale, që stimulon qelizat e bardha të gjakut (leukocidet) për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të Sars-Covid-19 për të infektuar qeliza të tjera të shëndosha dhe për të tkurrur Dispersionin (Efektin Zinxhir).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top