Këshilla & Arsye

October 30, 2017 | 9:47

Si dhe sa ndikon stresi te migrena / Çfarë ndihmon?

Dr. Markus Dahelm merret prej 25 vjetësh me studime mbi sëmundjen e migrenës. Përpos shpjegimit si krijohet migrena, shkaqet dhe faktorët, si fizikant ai studion edhe përllogaritjet matematikore, të cilat ndihmojnë në gjetjen e këtyre faktorëve.

migreneHans Selye, ndryshe i quajtur edhe si babai “i studimit të stresit, njohu që para 80 vjetëve paradoksin: Trupi i njeriut prodhon nëpërmjet stresit jo vetëm procese fiziologjike, të cilat e mbrojnë, por edhe e dëmtojnë.

Për analizim të detajuar, shkencëtarët Peter Sterling dhe Joseph Eyer para 30 vjetësh zhvilluan konceptin që sot dominon shkencën moderne për studimin e stresit. Atëherw dominoi pyetja: Si reagon trupi me gjithë ndryshimet e situatave të ndryshme prej stresit, si mund të kalohet nga gjendja stresuese në gjendjen e qetë, normale, për një baraspeshë mes trupit dhe gjendjes mentale? Peter Sterling dhe Joseph Eyer e panë zgjidhjen tek analogjia nga homöostase dhe e quajtën allostase. Ky koncept i allostasës u mor nga shkencëtari reformator Bruce Mcewen, i cili prej 30 vjetësh zhvilloi studimin mbi migrenën.

Gjak i qetë

Homöostase përshkruan se si trupi rregullon temperaturën e tij, me gjithë ndryshimet e jashtme, dhe e mban atë në 36 gradë celcius. Se si ndodh çrregullimi në një moment stresues, këtë e shpjegon allostase.

Homöostase tërheq para së gjithash gjendjen biologjike – temperaturën e trupit, tensionin ose potencialin e membranave që tërheqin qelizat trupore. Tek Allostase studiohen gjithë problemet mentale dhe proceset psikologjike. Sepse truri- (Njeriu) – duhet së pari që gjendjen stresuese apo problemet stresuse t’i bëjë të vetëdijshme. Ky është akti primar parandalues i parandalimit të migrenës. Pra, nëse njeriu është i vetëdijshëm, ky problem shqetësues do të më shkaktojë stres dhe si rrjedhojë migrenë, atëherë merr masa mbrojtje psikologjike duke i thënë vetes: Stop! Nuk e lejoj veten të merrem me këtë problem tani. Ta mënjanojë situatën stresuese, duke iu shmangur apo duke e anashkaluar për momentin. Çdo situatë stresuese nuk mund të zgjidhet në moment. Anashkalim dhe më vonë gradualisht të punojë për zgjidhjen e problemeve.

Stresi bllokon trurin te migrena

Për shembull: Nëse ne reagojmë ndaj një situate stresuese me rrahje të forta zemre, skuqje të damarëve të gjakut në fytyrë, pos reaksionit psikologjik reagon edhe sjellja e trupit. Në përsëritjen e njëjtë të këtyre situatave krijohet zakoni. Pra reagim i fortë emocional, ngushtim i enëve të gjakut dhe dëmtim i organizmit. Kështu migrena shndërrohet në kronike dhe me kalimin e kohës ndodh edhe pa pasur nevojë për situata stresuese. Arsyet: sepse me kalimin e kohës mblidhen te migrena shumë faktorë të jashtëm si drita, pagjumësia, zhurma etj., të cilët shkaktojnë dhimbjet e kokës edhe pa kaluar situate stresuese.

Pra zanafilla e migrenës në kundërshtim, me faktet e deritanishme, që është gjenetikisht e trashëgueshme, vjen nga reagimi individual i njeriut ndaj stresit apo situatave stresuese.

111Çfarë ndihmon?

Nëse jo çdokush e ka aftësinë që të eliminojë stresin duke e forcuar vetëdijen, duke ditur pasojat që ndodhin me trupin duhet të jetojë në mënyrë të shëndetshme.

. aktivitet fizik, sport

. reduktim të situatave stresuese

. mbështetje te familja, shoqëria.

Këto metodika intervenimi do të thotë, jo eliminim pasiv të stresit, por aktiv për zbutjen e tij. Gjithashtu,këto metodika po përpunohen nga shkencëtarët dhe në të ardhmen do të shkarkohen APP tek të gjithë pacientët me migrenë. Eksperienca ka treguar se pacientët që kanë zbatuar këto metodika, kanë eliminuar gati në 50% dhimbjet e kokës.

Përgatiti: Reti Duka, punonjëse sociale, Graz, Austri

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top