FB

December 21, 2021 | 8:15

Si do të jenë Krishtlindjet e vitit 2021 në vendet evropiane?

Krishtlindja po afron, por Covid-19 edhe këtë vit rrezikon të ndërpres festimet në gjysmën e Evropës. Falë përhapjes së variantit Omicron, shumë më ngjitës se ato të mëparshmet, qeveritë po përpiqen që të parandalojnë që vala e re e infeksioneve të çojë në kolapsin e sistemeve kombëtare shëndetësore duke futur një sërë kufizimesh, përfshirë izolimin dhe mini-bllokimet, ndërsa vazhdon ‘lufta’ për administrimin e dozave të treta të vaksinës, për të rritur mbrojtjen ndaj mutacionit të ri. Ja, pra, si do të jenë festat e Krishtlindjeve në Evropë.

Në Austri darka vetëm për të imunizuarit

Në Austri, ku izolimi është aktualisht në fuqi vetëm për të pavaksinuarit, darkat e Krishtlindjeve do të lejohen vetëm për të imunizuarit që mund të mblidhen deri në 10 persona. Sa i përket ardhjeve nga jashtë, vetëm ata që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës do të mund të hyjnë në vend pa kufizime, duke filluar nga data 20 dhjetor. Personat që janë vaksinuar (por nuk kanë marrë ende dozën e tretë) ose që kanë kaluar covid-19 do të duhet të kenë një tampon PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Francë, është anuluar shfaqja e fishekzjarreve në Paris, natën e Vitit të Ri

Gjithashtu në Francë, alarmi i lidhur me përhapjen e variantit Omicron rritet, gjë që ka shtyrë qeverinë të marrë një sërë kufizimesh për të shmangur grumbullimet gjatë festave të Krishtlindjeve. Lajmet e fundit nga Parisi kanë të bëjnë me festimet për Vitin e Ri: në kryeqytet nuk do të ketë shfaqje tradicionale të fishekzjarreve, e cila është anuluar. Për më tepër, udhëtimi për në dhe nga Britania e Madhe tashmë është kufizuar në udhëtimet thelbësore.

Në Irlandë lokalet mbyllen duke filluar nga ora 20:00

Në Irlandë, shtetrrethimi fillon në orën 20:00 për baret dhe restorantet deri në fund të janarit, për të luftuar përhapjen e variantit Omicron të Coronavirus-it. Festimet në ambiente të mbyllura nuk do të lejohen pas orës 20:00 dhe do të ketë ulje të kapacitetit të eventeve që mirëpresin publikun. Kufizimi prek gjithashtu edhe restorantet e hoteleve dhe ngjarjet e brendshme, duke përfshirë ngjarjet argëtuese, kulturore, komunitare dhe sportive.

Në Danimarkë nuk ka kinema dhe teatro

Në Danimarkë, që është aktualisht vendi i parë i BE-së për numrin e rasteve të konfirmuara të variantit Omicron, kryeministrja Mette Frederiksen ka menduar për një plan kundër Covid që parashikon mbylljen e muzeve, kinemave, teatrove, parqeve argëtuese dhe vendeve për evente, duke insistuar në analiza dhe vaksinime. Edhe dyqanet më të vogla se 2000 metra katrorë dhe restorantet do të duhet të kufizojnë numrin e klientëve. “Ne nuk po flasim për mbylljen e të gjithë vendit siç bëmë vitin e kaluar”, tha ajo.

Në Spanjë, festimet rekomandohen për disa njerëz

Në Spanjë, ku incidenca e rasteve me Covid ka qenë gjithashtu në rritje ditët e fundit, pavarësisht nga një shkallë e lartë vaksinimi, qeveritë e rajoneve individuale janë kufizuar aktualisht në rekomandimin e darkave me pak njerëz, siç ka ndodhur në Ishujt Kanarie, në Galicia dhe Navarra. “Në sferën private rekomandohet kufizimi i numrit të pjesëmarrësve në takimet mes jobashkëjetuesve deri në maksimumi 10 persona. Në sektorin e hotelerisë qasja është të favorizohet konsumi në ambient të jashtëm dhe jo në ambiente të mbyllura. Nëse ndodh në ambiente të mbyllura, kjo duhet të bëhet në mënyrë të rregullt në tavolina me grupe të vogla, duke siguruar gjithmonë ajrosjen e duhur të hapësirave dhe përdorimin e maskave kur nuk konsumoni ushqim dhe/ose pije”, është këshilla për qytetarët e Qeverisë së Navarrës, që ka dhe incidencën më të lartë.

 

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top