FB

June 1, 2021 | 11:45

Si e teston të dashurin nëse lidhjes i ka ardhur fundi… Fjoralba Ponari në show humori pas problemeve me depresionin

Fjoralba Ponarit së fundmi iu besua një nga formatet më të pëlqyera nga publiku, spektakli i humorit “Portokalli”, që i erdhi në momentin e duhur, si një terapi shërimi për depresionin që thotë se ka kaluar.

Teksa jemi mësuar që Fjoralbën ta shohim gjithmonë të qeshur, kurrë nuk do të na kishte shkuar në mendje që prezantuesja të kishte vuajtur nga depresioni apo ankthi.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë për problemet e saj me shëndetin mendor në një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”. Dikush prej tyre e ka pyetur Fjoralbën nëse ajo ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi, depresioni apo probleme të shëndetit mendor.

Me sinqeritet, moderatorja e ka pranuar duke shtuar që i ka përjetuar në periudha të ndryshme të jetës, duke theksuar se është e rëndësishme të kesh mbështetjen e njerëzve më të rëndësishëm.

“Po, nga të gjitha, edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkëudhëtare, të njerëzve të tu më të rëndësishëm në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim te njerëzit që ke afër, kërko ndihmë të nje profesionist, më beso është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen!”, shkruan ajo.

Ndërkohë, në lidhje me jetën private, ajo e ka lëshuar dorën me postimet krah partnerit të saj dhe publiku është entuziazmuar shumë, jo pa arsye.

Së fundmi, me një postim nga ‘Tik Tok’, moderatorja na tregoi rrengun e fundit që i ka bërë të dashurit. Teksa regjistron veten me të në makinë, zëri i videos shprehet: “Është ok që një marrëdhënie të përfundojë”.

Me kaq mori reagimin që deshi, sepse Françesko tregoi me mimikë se nuk i erdhi mirë për fjalinë e dëgjuar. Sigurisht gjithçka u mbyll me të qeshura, sepse në fund të videos theksohet, që ky nuk është rasti i fundit të një marrëdhënieje, por një mënyrë testimi nga Fjoralba.

Për pozicionin e moderatores në “Portokalli” u tha se kishte pasur një sherr mes saj dhe Nevina Shtyllës. Kujtojmë që një episod i ngjashëm i betejës së dy vajzave për më shumë terren televiziv ka ndodhur para tri vitesh, kur Nevina i zuri vendin Fjoralbës në “Procesi Sportiv”.

Sezoni televiziv para tri vitesh, emisionin “Procesi Sportiv”, e gjeti me ndryshime, pasi përkrah Edi Manushit nuk u pa më Fjoralba Ponari, por Nevina Shtylla. Kjo e fundit u largua nga emisioni “Jo vetëm modë” në “Tv Klan”, për të kaluar në “Top Channel”.

Pasi Nevina i zuri vendin, Fjoralba u pa në drejtimin e një emisioni që kishte lidhje me fëmijët dhe muzikën. Ndërkohë, shfaqja e Fjoralbës në “Portokalli” ishte befasi për publikun, pasi tre muaj më parë si ajo dhe Nevina Shtylla u zhdukën në mënyrë të mistershme nga ekrani.

Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E Diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej nga ekrani. Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram”, moderatorja tregoi se kishte vendosur të bënte një pauzë nga emisioni, por pa dhënë shumë shpjegime. Por ndërkohë e vërteta qëndroi ndryshe, pasi ajo jo vetëm u rikthye, por në skenën e show-t të rëndësishëm e më të ndjekur të dielave.

 

 

 

Burimi / Panoramaplus.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top