Covid -19 Corona i kthyer në një pandemi, e cila globalisht po shkakton dëme të mëdha jetësh njerëzore dhe recesion të thelluar ekonomik, me sa duket gradualisht aktiviteti i tij po zbret, meritë kjo e së cilës konsiderohet “Imuniteti i Tufës”. Pra, ky gur kilometrik po kalohet gradualisht dhe kuptohet, vaksina është finalizimi, e cila do të ndërpresë zinxhirin Covid.
Siç e kemi përmendur shpeshherë, të vetmet aparatura të cilat diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruese, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe Ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët).
Në këtë periudhë pandemie të gjithë qytetarët janë të këshilluar të monitorojnë nivelin e oksigjenit në gjak pasi kjo është indikatori më i rëndësishëm për të kapur në kohë progresivitetin e Covid-19-tës në mushkëritë tona.
Oksimetri Dixhital është një pajisje e vogël e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak.
Por si funksionon kjo pajisje e vogël, e cila monitoron oksigjenin tonë në gjak dhe përse është një indikator vigjilent ndaj Covid-19 për ta trajtuar në çastin e duhur.
Oksimetri dixhital është i përbërë nga dy llamba (diode) LED ku njëra diodë është me ngjyrë të kuqe dhe tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode) dhe gjithashtu kjo pajisje përmban dhe 2 sensorë të cilët monitorojnë valët (dritën e këtyre dy diodave).
Pajisja është e këshillueshme të vendoset në gishtin tregues e sugjeruar në krahun e majtë, pikërisht në anën kardiake (krahu i zemrës).
Në rast se kemi vendosur gishtin në këtë pajisje, atëherë të dyja llambat (diodat) do aktivizohen në mënyrë manuale ose automatike.
Gjaku i cili është i pasur me oksigjen, përthith dritën e llambës infra të kuqe, ndërsa gjaku i cili nuk është i pasur me oksigjen përthith dritën e llambës së kuqe.
Pikërisht diferenca ose raporti midis këtyre dy vlerave të përftuara nga gjaku i pasur me oksigjen dhe gjaku jo i pasur me oksigjen, përfton vlerën e përcaktuar të sasisë së oksigjenit në gjak.
Vlera normale e oksigjenit në gjak duhet të jetë nga 94% – 100%.
Në qoftë se kemi një rënie të vlerës së oksigjenit në gjak nën vlerën minimale 94% dhe nëse vlera vazhdon të jetë e ulët për një kohë relativisht të gjatë, atëherë duhen marrë masa.
Oksimetri Dixhital është shumë i rëndësishëm në këtë moment pandemie, por njëkohësisht shkakton stres tek qytetaret pasi ata janë të predispozuar ta masin shpesh vlerën e tyre të oksigjenit në gjak.
Dua t’ju jap një mesazh të gjithë qytetarëve:
Nuk duhet të shqetësohen dhe duhet të evitojnë matjen në mënyrë të shpeshtë me oksimetër, pasi emocionet shkaktojnë stres dhe stresi është sëmundja shtesë më e dëmshme se sëmundjet e tjera.
-Respektoni rregullat e distancës
-Dezinfektoni duart hera-herës
-Mbani maskën FFP1 në ambiente të ngarkuara me qytetarë.
Këto janë masat parandaluese ndaj Covid-19.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.