Marrëdhënie

February 4, 2021 | 8:06

Të qenit përparësi për dikë me vlera, është e paçmueshme

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Është e vërtetë që të jesh përparësi për dikë është diçka e madhe, është e paçmueshme! Kur e doni, kur kujdeseni, kur jeni të interesuar për dikë, gjithmonë gjeni kohë për ta. Nuk ka asnjë justifikim. Përparësi për dikë je pa e kërkuar atë! Ndryshe, nuk do kishte kuptim!

12Ai që gjen gjithmonë kohë për ju dhe është pranë jush kur e dëshironi dhe e keni nevojë, ai që do t’i duhet të shtyhet për të qenë me ju, ai që nuk vendos askënd dhe asgjë mbi ju, po, ai meriton shumë!

Përkundrazi, për atë që nuk është zgjedhja e parë dhe gjen gjithmonë shumë justifikime si “Nuk kam kohë” ose “Kam punë”, ju as që jeni përparësi. Është e qartë se kur dëshiron vërtetë që dikush të jetë në jetën tënde, gjithmonë mund të gjesh aq kohë sa dëshironi dhe keni nevojë për të! Dëshirat tona janë zgjedhjet tona!

Për njerëzit që kanë qenë gjithmonë pranë jush në momentet e mira, por edhe në momentet e këqija të jetës tuaj, për njerëzit që gjithmonë vinit të parët për ta, për ta vlen t’u jepet përparësi. Nuk ka asnjë “Nuk kam kohë” ose ndonjë justifikim tjetër për ” Nuk je përparësi”. Është e qartë se janë dy fraza që shkojnë së bashku!

Prandaj përparësitë duhet të jenë gjithmonë të ndërsjella! Vlen t’u jepet përparësi njerëzve që ju jeni dhe ishin zgjedhja e parë, për ata që nuk u përpoqën kurrë dhe pa asnjë arsye për t’ju shmangur. Nëse nuk jeni zgjidhja e parë, sigurohuni që nuk jeni as e fundit. Mos bëni kompromis me kohën e pakët të askujt. Në fund të fundit, kur nuk “përshtateni” në jetën e dikujt, është më mirë të largoheni!

Zgjidhni njerëz që ju zgjedhin. Zgjidhni ata që në listën e zgjedhjeve të tyre, keni qenë, jeni dhe do të jeni gjithmonë të parët!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top