Edhe stresi është pjesë e jetës sonë. E rëndësishme është që të mbajmë në kontroll nivelin e stresit në limitet që ne mund t’i përballojmë.
-Ne mund të shmangim sa më shumë ndryshimet jetësore që na shkaktojnë gjendje shpirtërore negative;
-Të pranojmë shqetësimet e përditshme si diçka normale dhe të mos tejkalojmë kufirin e durimit për gjëra të vogla;
-T’i marrim gjërat me ngadalë dhe me qetësi
-T’i shikojmë problemet e vogla si diçka që zgjidhet dhe si diçka që duhet bërë.
-Për sa i përket konflikteve duhet të zgjedhim alternativat më pak të dëmshme për veten tonë dhe të pranojmë edhe alternativat negative atëherë kur nuk ekziston mundësia e shmangies së saj.
-Të shmangim vetminë sa më shumë te jetë mundur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.