Këshilla & Arsye

February 6, 2018 | 9:41

Si ndikon vetëvlerësimi i ulët në sjelljen dhe në marrëdhëniet tona me të tjerët?

Mendimet që ne kemi për veten tonë, duken në mënyrën se si ne sillemi dhe se si të tjerët na trajtojnë.

Nga Manjola Shehu, studente në vit të fundit dega “Psikologji”

Nëse vetëvlerësimi ynë është i lartë, zakonisht ndihemi mirë me veten tonë në të shumtën e kohës. Kjo nuk do të thotë se ne kemi nevojë të ndjejmë se çdo gjë e bëjmë në mënyrë të mrekullueshme.

Të gjithë kanë të meta.

Vetëvlerësimi i lartë do të thotë se ne e pranojmë veten tonë me anët e mira dhe jo të mira që ajo ka. Kjo ka kuptimin që ne fokusohemi në elementët pozitivë dhe se nuk i lejojmë anët negative të eklipsojnë ato pozitive. Kjo ka kuptimin që ne kemi shfaqur tek të tjetër një pikturë pozitive të vetes.

vetevleresimiNëse vetëvlerësimi ynë është i ulët, atëherë ne fokusohemi në anët negative të asaj që bëjmë dhe që përjetojmë. Njerëzit me vetëvlerësim të ulët priren të shfaqin tek të tjerët vetëm anën negative të vetes.

Vetëvlerësimi ndërtohet sipas mënyrës me të cilën njerëzit na kanë trajtuar, sipas mënyrës me të cilën ata kanë folur me ne, sipas mënyrës me të cilën ata na kanë gjykuar, vlerësuar dhe mësuar kur ne kemi qenë të vegjël.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top