Dy shkrimtare italiane, Francesca Bonafini dhe Caterina Falconi kanë mbledhur rastet e tradhtisë në një formë manuali: “Meshkujt e martuar tradhtojnë për arsye të ndryshme”.
“Ata tradhtojnë prej dashurisë ndaj vetes, prej mërzisë, mbylljes në vetvete dhe ndonjëherë sepse dashurohen me të vërtetë”, shpjegojnë ato.
Shumë meshkuj mendojnë se janë superiorë ndaj femrës dhe bëjnë gjithçka për ta dëshmuar këtë, edhe nëse bëhet fjalë për të tradhtuar partneren. Shpesh egoizmi i shtyn të marrin atë që duan, pa pyetur shumë se kush lëndohet nga kjo situatë.
Në shumë raste meshkujt kanë humbur pasurinë, shëndetin, fëmijët dhe familjen duke zgjedhur marrëdhëniet jashtë martese, por kjo nuk i pengon ata të bëjnë përsëri të njëjtën gjë. Në fund të fundit, burrat janë burra!
Po kështu, meshkujt kanë ego shumë të brishtë. Edhe kur martesa apo lidhja e tyre shkon shumë mirë e preferojnë një hallakatje të rastit pa e menduar shumë gjatë. Shpesh ata provojnë tradhtinë për të provuar nëse janë ende tërheqës.
Gjithashtu një martesë jo e lumtur, mund të çojë shumicën e meshkujve në një flirt duke pasuar në tradhti. Shpesh kur një mashkull nuk merr nga partnerja e tij atë që dëshiron, përqafon zgjidhjen më të lehtë “të shkojë me një femër tjetër”. Në vend që të analizojnë se çfarë shkon keq në marrëdhënie dhe të angazhohen për të rregulluar problemet, shumica e meshkujve zgjedhin “arratisjen” që pothuajse gjithmonë identifikohet me tradhtinë.
Ndërsa seksi është arsyeja më e rëndësishme se pse meshkujt tradhtojnë bashkëshortët e tyre. Sipas psikologëve, është më e lehtë për një mashkull të ketë marrëdhënie seksuale me një grua pa pasur diçka emocionale kundrejt saj, ndërsa për një grua nuk është pikërisht e njëjta gjë, përtej seksit ajo ka një arsye bindëse pse kalon në tradhti.
Meshkujt adhurojnë të ndihen të vlerësuar e për më tepër t’i thuhet. Kur një lidhje, fejesë, martesë apo bashkëjetesë fillon të ketë shumë kritika në mes apo fajësime (siç edhe ndodh zakonisht), meshkujt kanë tendencë të kërkojnë një person tjetër që i vlerëson dhe i thotë se sa “të mirë” ata janë.
Të gjithë duan të ndihen të dëshiruar, pavarësisht moshës, gjinisë apo punës që bëjnë. Meshkujt nuk bëjnë ndryshim. Ata kanë tendencë të jenë social e të krijojnë një rrjet të gjerë njohjesh për të ndier forcë dhe siguri.
Disa fraza tipike të meshkujve që tradhtojnë:
-“Unë nuk do të bëj kurrë të vuash!”
-“Më jep pak muaj kohë, gjashtë për shembull!”
-“Ti mbase nuk mund ta besosh, por unë të kam vetëm ty!”
-“Nuk do të jetë gjithmonë kështu për ne!”
-“Të dua në një mënyrë shumë të veçantë!”
-“Nuk e dua asnjëherë një ndarje!”
-“Unë nuk të meritoj”.
Burimi / Gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.