Teste

May 14, 2018 | 14:45

A do të jeni bashkë gjithë jetën?

Në fillim të një lidhjeje dashurie çdo gjë është e bukur, drithëruese. Ama, me kalimin e viteve partnerët kalojnë në të tjera faza të dashurisë dhe ndonjëherë, nga ngarkesat e jetës, me ardhjen e fëmijëve, njëri ose të dy fillojnë dhe vënë në dyshim a janë në lidhjen e duhur, apo a do të jenë bashkë për gjithë jetën. Disa përbërës kyç në marrëdhënie, tregojnë nëse lidhja do të zgjasë për gjithë jetën? I ka çifti juaj këto përbërës?

1.Mund të jem vetvetja dhe partneri do të më dojë po njësoj…

a. Pothuajse gjithë kohën.

b. Them dhe bëj gjithçka mendoj, edhe pse mund të lëndoj partnerin. Besoj se ndershmëria është gjëja më e rëndësishme në një çift.

c. Jo. Nuk do të mund t’ia tregoja kurrë partnerin disa anë të karakterit tim.

2. Besoj se pjesa më e rëndësishme që mban lidhjen në këmbë është:

a. Seksi

b. Dashuria romantike

c. Miqësia

3. Zakonisht ne…

a. Zgjedhim me radhë filmin apo restorantin ku do shkojmë.

b. Bëjmë gjërat që sugjeroj unë.

c. Bëjmë gjërat që propozon partneri.

4. Partneri im është…

a. Ndihmë kur jam e shqetësuar, pasi ai është edhe miku im më i mirë.

b. Njeriu që gëzohet për mua kur më ngrenë në detyrë.

c. Personi që më mbështet në çdo rast. Nëse jam e lumtur, gëzohet për mua. Nëse jam e trishtuar, mundohet të më qetësojë.

5. Që nga koha kur ka filluar lidhja…

a. Kam krijuar ekuilibrin e duhur mes kohës së kaluar me partnerin dhe asaj kushtuar mikeshave apo interesave të mia.

b. Kam ruajtur miqtë dhe interesat e mia.

c. Nuk i takoj më miqtë e mi, pasi partnerit nuk i pëlqejnë. Tani takohemi kryesisht vetëm me miqtë e tij.

6. Komunikim do të thotë…

a. Të kuptohesh pa folur.

b. Diçka për të cilën bashkë me partnerin duhet të punosh fort.

c. Diçka që duhet bërë vetëm kur është e nevojshme.

7. Në marrëdhënien tuaj…

a. E dimë se çfarë i përket secilës palë, përsa i përket detyrimeve.

b. Nuk i kemi ndarë detyrat dhe rolet. Bëjmë çfarë kemi mundësi.

c. Partneri bën më shumë gjëra sesa unë.

8. Ritualet e thjeshta, si të pini bashkë kafen e mëngjesin apo të putheni kur ndaheni nga njëri-tjetri…

a. Janë pjesë përbërëse e marrëdhënies sonë.

b. Janë gjëra që i bëjmë herë pas here.

c. Nuk janë edhe aq të rëndësishme për ne.

9. Ndihem mirë me veten, edhe larg partnerit…

a. Ndonjëherë po, ndonjëherë jo.

b. Pjesën më të madhe të kohës.

c. Gjithë kohës.

10. E pranoj partnerin ashtu siç është, me të gjitha defektet e tij…

a. Disa herë do të preferoja të mos i kishte disa defekte.

b. Partneri im nuk ka defekte, është i përsosur kështu siç është.

c. Ndonjëherë do të doja që të ndryshonte për mua.

Nëse keni më shumë përgjigje me numrin 1

Marrëdhënia juaj nuk lind për të zgjatur në kohë. Le të themi se “jetuan të lumtur për gjithë jetën” nuk është finishi i lidhjes suaj dhe në kokën tuaj udhëhiqeni nga mendimi që marrëdhënia është e bukur për aq kohë sa zgjat. Nuk keni një program afatgjatë dhe jetoni këtu e tani. Për pasojë, me shumë gjasa nuk e vini veten shumë në lojë.

Nëse keni më shumë përgjigje me numrin 3

Marrëdhënia juaj i ka të gjitha mundësitë për të jetuar gjatë. Gjithsesi, keni tendencën të idealizoni partnerin, e për pasojë edhe dashurinë që ndjeni. Për këtë arsye, nuk i shihni defektet dhe personin e vërtetë me të cilin jeni lidhur. Preferoni ta pranoni ashtu siç është, në vend që të bëheni të vetëdijshëm për pikët e dobëta të marrëdhënies suaj.

Nëse keni më shumë përgjigje me numrin 5

Marrëdhënia juaj është përrallë me fund të lumtur, madje pa fjalën fund. Jeni në një empati perfekte me partnerin, sepse kryesisht e respektoni njëri-tjetrin. I jepni vlerë mendimeve të tij, njësoj si ai mendimeve tuaja. Rolet dhe detyrimet i caktoni së bashku në mënyrë demokratike e të barabartë. Jeni përkrah njëri-tjetrin në fat më mirë e të keq, por sidomos të dy së bashku jeni ata që jeni, pa fshehur asgjë e pa u fshehur as vetë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top