Stina e verës ka trokitur tashmë, dhe bashkë me të edhe sezoni i kremrave anti-diell. Sigurisht që është e rëndësishme për t’u mbrojtur nga rrezet ultraviolet, dhe prandaj rekomandohet përdorimi i vazhdueshëm gjatë stinës së verës i kremrave kundër diellit.
Mund të duket i lehtë procesi i aplikimit të kremit kundër-diell në trupin tonë apo në fytyrë, por shpeshherë bëjmë disa gabime për të cilat nuk na shkon mendja, e për rrjedhojë nuk marrim rezultatin e pritur. Më poshtë do të trajtojmë disa nga faktorët që ndikojnë në uljen e efektivitetit të kremit anti-diell.
PËRDORIMI NË SASI TË PAMJAFTUESHME I KREMIT
Rëndësia e marrjes së një efekti të mirë të kremit anti-diell nuk qëndron vetëm në faktin e të pasurit të faktorëve të lartë mbrojtës. Aplikimi i tij në masën e duhur ka rëndësi të madhe. Dermatologët sugjerojnë aplikimin e të paktën një lugë çaji krem për fytyrën dhe të një gote ‘shootsi’ për trupin. Gjithashtu, femrat duhet ta aplikojnë kremin edhe sipër make-up, që të sigurojnë një mbrojtje të mirë ndaj rrezeve UV.
KREMI ‘I VJETËR’
Kremi anti-diell ka një datë skadence. Nuk duhet të përdoret një krem dielli më tepër se gjatë një sezoni veror. Nëse ju tepron pak nga kremi i sezonit të kaluar, ju sugjerohet ta hidhni. Kjo sepse përbërësit kimikë të kremit anti-diell degradojnë me kalimin e kohës, pra duhet t’i ruhemi skadencës së tyre, në mënyrë që të mos marrim rezultate të padëshiruara nga përdorimi i tyre.
LAGËSHTIA QË MERR KREMI
Në momentin që kremi anti-diell hyn në kontakt me ujin, e humbet eficencën e tij, duke ulur kështu fuqinë e tij mbrojtëse. Edhe nëse keni një krem anti-diell rezistent ndaj ujit, fuqia e tij mbrojtëse qëndron deri në 40-80 min gjatë qëndrimit në ujë ose gjatë djersitjes. Kështu që, merrni parasysh që pas një noti në plazh, duhet ta riaplikoni kremin tuaj anti-diell.
SUBSTANCAT NË ORGANIZËM QË NDËRHYJNË NË PUNËN E KREMIT ANTI-DIELL
Shpeshherë ndodh që arsyeja pse kremi juaj i diellit nuk po jep rezultat të jetë e lidhur me përdorimin e disa medikamenteve që mund të jeni duke marrë gjatë asaj kohe, si p.sh. antihistaminikë, trajtime kundër akneve si dhe disa lloje antibiotikësh. Alkooli, gjithashtu, ka një ndikim të rëndësishëm, sepse shkakton dehidratim si dhe shtyn trupin tuaj të formojë disa përbërje kimike si acetaldehyde, të cilat e bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme ndaj diellit. Konsumin e alkoolit në diell duhet ta shoqëroni me një kujdes të shtuar për lëkurën tuaj gjatë stinës së nxehtë.
LARJA ME UJË TË BOLLSHËM OSE ME SOLUCIONE SHPËLARËSE
Larja e fytyrës është hapi i parë i nevojshëm për të hapur poret. Heqja e pluhurave, djersës, make-up e bën më të lehtë procesin e pastrimit të fytyrës nga papastërtitë e krijuara.
VENDOSJA E SCRUBIT
Me anë të një kremi scrub, butësisht trajtoni fytyrën tuaj me lëvizje të vogla, cirkulatore. Kini parasysh të fokusoheni më tepër në zonën e ballit dhe të hundës (zona në formë T). Nëse në disa zona të fytyrës suaj lëkura paraqitet më e yndyrshme, atëherë jepuni një kohë më të gjatë procesit të trajtimit me scrub atyre zonave.
10 MINUTA ME AVULL
Pas proceseve të mësipërme, të cilat konsistojnë më tepër në pastrimin e lëkurës nga papastërtitë, procesi i radhës mundëson zbutjen e lëkurës, duke ndihmuar kështu që poret të hapen më kollaj. Hapja e poreve të lëkurës në vetvete krijon kushte të favorshme për aplikimin e maskës së fytyrës, pasi do të përthithet më mirë dhe më shpejt nga lëkura. Duke ndikuar kështu në depërtimin e thellë të përbërësve të maskës, të cilët e pastrojnë lëkurën nga toksinat, duke i dhënë asaj jetë dhe shkëlqim.
VENDOSJA E MASKËS
Sigurisht që është një proces esencial për një lëkurë të shëndetshme, aplikimi i maskave me përbërës të ndryshëm. Lëkura me akne përfiton më tepër, sepse maskat e fytyrës kanë një rol kyç në pastrimin e yndyrës së tepërt, që akumulohet në disa zona të saj.
VENDOSJA E HIDRATUESIT
Aplikoni në fund kremin hidratues për një lëkurë të ushqyer, të re dhe të butë. Përshtateni atë me tipin e lëkurës suaj. Mos harroni të aplikoni gjithashtu kremin tuaj anti-diell me SPF të lartë, për t’u mbrojtur nga rrezet UV. Jepini rininë e shumëkërkuar fytyrës suaj. Mjafton kaq pak!
Një kujdes më tepër për lëkurën dhe do të kuptoni që shëndeti dhe rinia fillon nga aty…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.