Në fokus

August 6, 2016 | 9:05

Të debatosh gjithmonë

Nëse personi me të cilin keni një shkëmbim idesh apo përballje verbale ka një ide të ndryshme, atëherë shpesh është e vështirë të arrish të diskutosh qetësisht. Për t’i përjetuar kritikat në mënyrë sa më konstruktive, është e nevojshme të gjesh momentin e duhur për të diskutuar. Kjo vlen si mënyrë rritjeje dhe, sipas rregullit që është i vlefshëm për të gjithë, duhet thënë se kritikat duhen bërë gjithmonë mbi baza dhe kurrsesi në debat e sipër. Kur diskutohet vrullshëm me partnerin apo edhe me fëmijët, me prindërit apo mikeshën e zemrës, kritika duhet të jetë gjithmonë në pritë. Nëse me personin me të cilin keni një shkëmbim idesh, shpesh është e vështirë të diskutosh qetësisht, pa iu nënshtruar impulsit të parë dhe pa akuzuar, shpesh mesazhi që transmetohet është i egër dhe agresiv. Secili prej nesh reagon në mënyrë të ndryshme ndaj një diskutimi dhe shpesh të udhëhequr nga tendenca për ta kritikuar personin me të cilin diskutojmë: është njëri prej të dyve që bën vëzhgime menjëherë pas batutave të para. Ka nga ata që preferojnë që mendimet t’i mbajnë për vete, ka të tjerë që nënvizojnë çdo lëvizje të gabuar të tjetrit, siç edhe ka të tjerë gjithashtu që e humbasin arsyen fillestare të debatit dhe ndjenjën e kritikës dhe zihen për çfarëdolloj gjëje tjetër përtej debatit fillestar. Për ta përdorur kritikën në mënyrë sa më konstruktive, është e nevojshme të presim momentin e përshtatshëm dhe ta përjetojmë kritikën si një moment rritjeje, më shumë si ndihmë dhe aleancë sesa si një moment debatesh apo hakmarrjeje për të nxjerrë në pah vetëm idetë personale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top