Mirëqenie

October 18, 2017 | 10:52

Si të bëjmë vitaminë C nga lëkura e agrumeve

1

Për shumë vite, njerëzit kanë përdorur suplementet e vitaminës C kundër të ftohtit. Dhe shumë mirë kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë. Sasia e duhur e marrjes së saj nuk plotësohet nga konsumimi i dy portokalleve në ditë.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Vitamina C ndihmon për të rritur dhe riparuar indet, por kanë edhe antioksidantë që ndihmojnë në bllokimin e radikaleve të lira. Rruga e vetme për të marrë vitaminën C, është nëpërmjet ushqimeve dhe suplementeve.

Narigina dhe hesperidina (flavonoide) janë ato që gjendet në lëkurën e portokallit, limonit, limës (familja e Citrusëve). Lëkurat kanë enzima të gjalla duke qenë kështu 100% të tretshme për trupin tuaj. Në fakt në lëkurë ka lloje të ndryshme të flavonoideve, me veti antioksidante për trupin tonë. naringina është një antioksidant shumë i fuqishëm që gjendet në lëkurën e qitrove, grejpfruit, mandarianave dhe limonëve.

Disa studime kanë gjetur se naringarina mund të reduktojë dëmtimet e qelizave që kanë ardhur si pasojë e rrezatimeve. Hesperidina është një tjetër flavonoid i gjetur në shtesën e bardhë të lëkurës së portokallit, limonëve, limës (limon jeshil) dhe grapefruit. Studimet kanë treguar se hesperidina redukton proliferimin apo shumimin e qelizave kancerogjene, duke ndikuar në vdekjen e programuar qelizore (apoptoza).

Si të bëjmë vitaminën C pluhur organike?

– Mblidhni lëkurat e portokallit, mandarinave, limonëve, qitrove dhe vendosi në një furrë për 24 orë (37 gradë për 24 orë).
– Më pas futini në mikser dhe të grihen deri sa të bëhen si pluhur.
– Futen në një enë qelqi dhe ruhen në vend të thatë, larg dritës.

Mos të harrojmë se ka më shumë vitamin C në lëkurë sesa në vetë frut. Madje edhe më shumë minerale. Për shembull, ka dyfish më shumë vitamin C dhe trefish më shumë fibër në një lugë gjelle me lëkura limoni se a në një lugë gjelle brendësi limoni.

Në përdorimin, rekomandohet një lugë gjelle çdo ditë, në sallatë, smoothie, ëmbëlsira etj.

Kjo metodë nuk zëvendëson sasinë e vitaminës C që gjendet në suplemente, por një formë për të shfrytëzuar edhe lëkurat e portokallit, limonit, mandarinave etj, që zakonisht i hedhim në kosh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top