Këshilla & Arsye

October 18, 2017 | 10:47

Stresi ju plak gjenetikisht

Merreni më seriozisht kur dikush ju thotë që duhet të menaxhoni mirë stresin. Faktorët ambientalë prekin gjatësinë e telomerëve, të cilat gjenden në skajet e fundit të fijeve të AND-së tonë. Termi vjen nga telos (greqisht) fund dhe meros – pjesë. Sa më shumë telomerë, aq më të shëndetshëm jemi ne.

stresstres

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Kur telomerët janë më të shkurtër, tregojnë më shumë plakje dhe degjenerim qelizor. Duke qenë të ekspozuar stresantëve mjedisorë si kimikatet, kjo mund të ndikojë në shkurtimin e telomerëve tanë.

Të njëjtën gjë bën edhe stresi social. Një studim tregon se femrat që kujdesen për një person të paaftë apo të sëmurë rëndë, zbuloi se stresi afatgjatë i kujdesit dhe shqetësimit për shëndetin e këtij personi, shoqërohej me telomerë të shkurtër. Ndjenja e izolimit shoqëror dhe të qënit të vetmuar, mund të ndryshojë shprehjen tonë gjenetike.

Por nuk është vetëm stresi, por edhe mënyra se si ne reagojmë ndaj tij. Prandaj, përgjigjuni me elasticitet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top