Mirëqenie

January 13, 2018 | 7:40

Si të bëni një maskë ushqyese për fytyrën me të verdhë veze dhe limon

Për të shijuar një moment mirëqenieje, nuk është e nevojshme të shpenzoni në qendra të specializuara ose me kremra të shtrenjta. Edhe në këtë rast, në fakt, natyra mund të jetë një aleat i çmuar.

Hapini dritën jeshile recetave natyrale që përveçse rinojnë, i falin bukuri lëkurës dhe flokëve.

Maskë ushqyese për fytyrën

1 e verdhë veze

1/2 lëng limoni

1 lugë kafe vaj ulliri bio

Përgatitja

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit derisa të merrni një përzierje homogjene që do të përhapet butësisht në lëkurën e fytyrës së pastruar mirë. Shmangni zonën e syrit dhe buzëve.

Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe pastaj pastrojeni më tampon pambuku me ujë të ngrohtë. Për një efekt tonifikues, shpëlajeni fytyrën me ujë duke alternuar me ujë të nxehtë dhe të ftohtë.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi tuttogreen.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com