Këshilla & Arsye

January 13, 2018 | 7:40

Vizatimet e fëmijëve

caucasian toddler boy painting at easel

Na e mbushi shtëpinë me zhgarravina, pale po mërzitet po s’ia pëlqeve”. Këto biseda janë të zakonshme nga nënat dhe gjyshet. 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindër! Të rritur! Kini kujdes kur i quani zhgaravina vizatimet e fëmijëve. Përpiquni të kuptoni që fëmija juaj nuk bën zhgarravina. Fëmija po përpiqet të bashkojë shqisat, memorien, zhdërvjelltësinë e dorës dhe fantazinë e tij, për të realizuar atë që ka parë, di dhe ka mësuar. Fëmija dëshiron të bëjë gjëra me dorën e tij.

Mirëpo i rrituri, nuk ka kohë të vlerësojë përpjekjet titanike të fëmijës. Mbase nuk ka faj (i rrituri), pasi kjo sjellje i është regjistruar në memorie, në pjesën e saj të pavetëdijshme, të cilën njeriu e ka shumë të vështirë ta konstatojë dhe kontrollojë. Këto mënyra të sjelluri, vijnë nga koha kur ai vetë ishte fëmijë dhe të rriturit pranë tij u sollën në të njëjtën mënyrë me të.

E megjithatë njeriu ka edhe mekanizma vullneti, të cilat e ndihmojnë të përzgjedhë veprimin dhe të bëjë gjënë e duhur. Këtë gjë duhet të bëjnë edhe prindërit, t’i shikojnë “zhgarravinat” e fëmijëve të tyre, si “pasqyrë” të përpjekjeve që fëmija bën për të rritur e zhvilluar veten, për të njohur botën dhe për të përdorur dijet, apo të diturat sa herë t’i duhen sa më saktë e bukur.

Ky është një proces i gjatë e i vështirë që tregon se si evoluon mendja e fëmijës. Ndërtimi i mendjes dhe mendimit të njeriut nuk është një gjë e lehtë. Përkundrazi, kërkon shumë mund, pasi është një proces që kërkon bashkëpunim. i rritur-i parritur.

I rrituri po nuk e respektoi dhe asistoi mundin e të parriturit, procesi vështirësohet edhe më shumë ose mund të ndërpritet. Miratimi i të rriturit për fëmijën, është gati domosdoshmëri. 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com