Këshilla & Arsye

February 5, 2018 | 10:00

Si të bindni fëmijën tuaj të hajë

Janë të shumta nënat që hasin vështirësi gjatë ushqyerjes së fëmijëve, pasi këta të fundit mund të jenë tekanjozë dhe nuk binden lehtë kur vjen momenti për të ngrënë. Si duhet të sillen nënat në këto raste?

Ja pesë këshilla që ju vijnë në ndihmë:

Lejojini fëmijët të shprehin shijet dhe preferencat e tyre.
Kur fëmijët janë të vegjël nënat përgatisin ushqimet që ato mendojnë se i bëjnë mirë të voglit. Por a keni menduar ndonjëherë çfarë duan ata vetë? Përpiquni t’i jepni edhe gjërat që pëlqejnë, jo vetëm ato që mendoni ju.

Mos i vendosni fëmijës ndëshkime nëse nuk ha.
Pasi të rrijë pak pa ngrënë e të ndiejë më shumë uri, do të detyrohet të hajë, nuk është nevoja ta ndëshkoni.

Mos i jepni fëmijës gjëra të shpejta për të shuar urinë përpara vaktit.
Me shumë mundësi kjo do të bëjë që fëmija të mos e hajë vaktin kryesor.

Ambienti rreth tryezës së ngrënies duhet të jetë i ngrohtë e i dashur për fëmijën, në mënyrë që ai të mos refuzojë të ulet të hajë.
Nëse ndihet i qetë, do të jetë më e lehtë ta bindni.

Për fëmijë tekanjozë në ushqim ju duhet një menu me shumëllojshmëri ushqimesh dhe surpriza për ta. 

Fëmijët mërziten nga të njëjtat receta gjithmonë.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top