Në fokus

June 6, 2018 | 9:30

Si të bisedoni me vajzën tuaj për trupin e saj?

Së pari: mos bisedoni me vajzën tuaj për trupin e saj, nëse nuk ka të bëjë me të mësuarin se si ai funksionon. Mos thuaj asgjë nëse ka humbur peshë, apo është shëndoshur. Nëse mendoni se ajo ka një trup të mahnitshëm, mos ia thoni asaj.

Ja disa gjëra që mund t’ia thuash:

“Ju dukeni shumë e shëndetshme!”, funksionon mjaft mirë. Ose mos thuaj “Ti dukesh kaq e fortë” ose “A e sheh sa e lumtur je – shkëlqe” ?! Apo mos komentoni mbi trupat e grave të tjera. Jo, as edhe një koment të vetëm, as të mirë as të keq.

Mësojini mirëdashje për të tjerët, por edhe për veten. Mos guxoni të thoni para vajzës suaj se nuk ju pëlqen trupi juaj, apo të flisni për dietën tuaj të re. Në fakt, mos bëni asnjë dietë para vajzës suaj. Blej ushqim të shëndetshëm. Gatuaj ushqim të shëndetshëm. Por mos thuaj: “Tani nuk do të ha më karbohidrate.” Vajza juaj kurrë nuk duhet të mendojë se karbohidratet janë të këqija.

Inkurajoni vajzën tuaj për të ecur, sepse ajo do ta bëjë atë të ndihet më pak e stresuar. Nxiteni të ngjitet në mal, sepse nuk ka vend më të mirë për të eksploruar natyrën shpirtërore të universit. Inkurajoni vajzën tuaj për të bërë surf ose çiklizëm malor, sepse ato janë gjëra që e trembin atë dhe ndonjëherë kjo është gjë e mirë.

Inkurajoni  vajzën tuaj për të luajtur futboll ose hokej, sepse sportet e bëjnë atë një udhëheqëse më të mirë dhe një grua më të sigurt. Shpjegojini asaj se pavarësisht moshës, gjithmonë duhet të kërkojë më të mirën nga vetja dhe kurrë mos lejoni që ajo të bëjë diçka që nuk i pëlqen aspak.

Tregojini vajzës tuaj se gratë nuk kanë nevojë për burra për të lëvizur mobiljet e tyre. Mësojini asaj të gatuaj, të bëjë ëmbëlsira. Mësojini recetën e gjysheve për të bërë tortën e mëngjesit të Krishtlindjeve. Jepini mbështetjen dhe dashurinë tuaj.

Ndoshta edhe vajza juaj ashtu si ju ka këmbë të trasha dhe gjoks shumë të madh dhe është mjaft e lehtë ti urresh këto pjesë të trupit nëse nuk janë të holla. Por mos e bëni.  Mësojeni vajzën tuaj se me këmbët e saj ajo mund të drejtojë një maratonë nëse dëshiron, dhe se gjoksi i saj nuk është gjë tjetër veçse një enë për mushkëri të forta. Ajo mund të bërtasë, të këndojë dhe të udhëheqë botën, nëse dëshiron.

Kujtojini vajzës tuaj se gjëja më e mirë që mund të bëjë me trupin e saj është ta përdorë për të mbajtur shpirtin e saj të bukur.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top