Respekti nuk matet me frikën apo forcën, pra nëse fëmija ka frikë nga ju atëherë ju nuk keni aspak respektin e tij. Që kjo të ndodhë duhet të trajtoni fëmijën me shumë dashuri dhe vlerësim.
Fëmija duhet t’ju respektojë se ju jeni prindërit e tij:
Me siguri e keni dëgjuar shumë shpesh këtë shprehje, pra respekti ndaj prindit konsiderohet si një detyrë e fëmijës, pra nuk shihej me rëndësi respekti që prindërit duhet të tregonin edhe në drejtim të tij. Si të fitoni respektin e fëmijëve? Kjo gjë fillon nga mënyra si ju silleni në drejtim të tij, pra sa shembull të mirë i jepni. Ju duhet të tregoni shumë respekt për ta që edhe fëmijët tuaj të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.
Dikur kjo mendohej se u përkiste vetëm të rriturve, pra prindërve, gjyshërve, tezeve e me radhë. Por kjo është një e drejtë që të gjithë e kanë që në momentin që vijnë në jetë. Në momentin që prindi respekton fëmijën, i njeh automatikisht të drejtën e të qënit një njeri me zakonet dhe karakterin e tij, me dëshirat dhe gjërat që nuk i pëlqejnë të bëjë. Në të njëjtën kohë, prindi që respekton fëmijën ka kuptuar se të gjitha gjërat që ndodhin përreth tij ndikojnë në jetën dhe emocionet e fëmijës. Pra nëse kërkoni të respektoheni nga fëmija juaj duhet të filloni së pari të analizoni sjelljen tuaj dhe ta përshtasni atë edhe me interesat apo dëshirat e fëmijës.
Në momentin që fëmija do të ketë mundësinë të shprehë emocionet dhe dëshirat e tij do të ndihet më tepër i kënaqur dhe për pasojë do të respektojë me tepër prindin. Gjithashtu fëmija do të ketë më tepër besim dhe respekt edhe ndaj prindit që sillet në mënyrë të edukuar me tjetrin. Prindi i dhunshëm rrallëherë gëzon respektin e fëmijës. Gjithashtu duhet të ndaloni së përdoruri shprehjen “mos qaj më”, në vend të kësaj mund ta pyesni përse po qan dhe të bisedoni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.