FB

August 11, 2021 | 11:41

Si të flasim me fëmijët për zjarret?

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Sot u zgjova nga një ëndërr e keqe: pashë që një shoqja ime më lajmëroi se zona ku jetoj kishte marrë zjarr. Duke hapur sytë vura re/kuptova kalimin psikologjik nga ndjenja e frikës në atë të sigurisë. Me një dozë të madhe trishtimi për atë që po ndodh përreth nesh. Dhe kjo në kontekstin që unë jam një terapiste traumatike e çertifikuar në metodën EMDR.

2

Dhe unë mendoj për të gjithë fëmijët që panë zonën ose shtëpinë e tyre të digjej, fëmijët që u detyruan të linin shtëpitë e tyre ose që dëgjuan për të afërmit dhe miqtë që u prekën drejtpërdrejt nga zjarri, ose fëmijët e zjarrfikësve, të cilët e dinë se njëri nga prindërit e tyre është fjalë për fjalë në vijën e parë të zjarrit dhe po lufton ashpër për të shpëtuar jetën e fëmijëve të tjerë, të të rriturve, kafshëve, bimëve, por edhe ndërtesave të pajetë.

NUK mund të pretendojmë se s’po ndodh asgjë. NUK mund ta fshehim të vërtetën nga fëmijët. Sidoqoftë, ne mund t’i informojmë ata dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojmë të përpunojnë informacionin në lidhje me situatën aktuale.

Tronditje, trishtim, pikëllim, indinjatë, zemërim, janë disa nga emocionet për atë që po ndodh përreth nesh ndërsa shohim flakët e zjarrit që shkatërrojnë vendin. Fëmijët janë pranë nesh dhe shikojnë. Ata shohin imazhe tmerri në TV, por gjithashtu dëgjojnë bisedat dhe reagimet e të rriturve përreth.

Instinkti i shumë prindërve është të mos i thonë absolutisht asgjë fëmijëve të tyre, veçanërisht nëse ata janë nën moshën 6 vjeç, duke besuar se kështu i mbrojnë ata. Prindër të tjerë, nga ana tjetër, e kanë televizorin vazhdimisht të hapur për përditësimin e tyre të vazhdueshëm, duke lënë imazhe tmerri të bombardojnë të gjithë familjen, duke prekur kryesisht fëmijët.

 

Si të bisedoni me fëmijët për zjarret?

*Kushtojini vëmendje fjalës “flasim”! Roli i prindërve është që të flasin me fëmijët e tyre për atë që po ndodh dhe jo vetëm t’i lënë ata të shikojnë TV.

*Jepuni fëmijëve shpjegime të sinqerta dhe të moderuara. Mos i gënjeni sepse fëmijët gjithmonë gjejnë një mënyrë për të mësuar dhe atëherë do të humbni besueshmërinë tuaj dhe fëmija nuk do t’ju besojë.

*Mos e lini hapur TV  vazhdimisht, si një investim muzikor në jetën tuaj të përditshme. Kufizoni imazhet horror ndaj të cilave fëmijët janë të ekspozuar.

*Diskutoni fatkeqësitë dhe mënyrën se si ato ndikojnë jo vetëm tek njerëzit dhe pronat e tyre, por edhe mbi natyrën dhe klimën.

3

*Kufizoni shpërthimet e zemërimit, shpërthimet, sharjet dhe sjelljet e këqija në përgjigje të asaj që po ndodh. Fëmijët shohin se si prindërit e tyre flasin dhe sillen dhe bëjnë të njëjtën gjë.

*Mbani një qëndrim të qetë dhe të ftohtë.

*Tregojuni fëmijëve për të gjithë këta njerëz të mrekullueshëm, vullnetarët, të organizuar apo jo, dhe se si ata nxituan të takojnë bashkëqytetarët e tyre dhe të ndihmojnë.

*Nëse keni mundësi të ndihmoni, merrni parasysh ta çoni fëmijën tuaj në një stacion zjarrfikës dhe të ndihmoni, duke ofruar edhe një shishe ujë. Çdo gjë ka rëndësi.

*Dëgjoni me kujdes çdo pyetje të fëmijës. Jepini shenja dhe vlerë asaj që ai mendon, ndjen dhe e shqetëson.

 0

*KURRË mos i anuloni ndjenjat e tij duke thënë “nuk duhet të kesh frikë / trishtim / ankth”, etj. Fëmija ka të drejtë të ndihet ashtu siç ndihet. Ne duhet ta ndihmojmë atë të përballojë emocionet e tij dhe t’i menaxhojë ato.

*MOS i jepni fëmijëve garanci të rreme se nuk jeni në rrezik dhe se kurrë nuk do të pësoni asgjë. Është më mirë të themi të vërtetën “tani për tani jemi të sigurt” dhe “bëjmë atë që mundemi për të qënë mirë familja jonë”.

*Ndihmojeni fëmijën të gjejë mënyra për të shprehur ndjenjat e tij. Sugjeroni që fëmija të vizatojë një fotografi, të shkruajë një poezi ose të luajë me lodrat e tij, për shembull, të krijojë një skenë shpëtimi – këto janë mënyra të mira për të shprehur dhe përpunuar ndjenjat e tij në një nivel simbolik.

*Shpjegoni se çfarë do të thotë zjarrvënie dhe sa e keqe është. Shpjegoni se pavarësisht se sa i zemëruar është dikush apo sa të ndryshme janë pikëpamjet e tij për gjërat, nuk i lejohet të vëri flakën. Është një vepër penale.

*Shpjegoni gjithashtu se ka zjarre në të gjithë botën, që është rezultat i ndryshimeve globale të klimës. Kjo është pasojë e faktit se ne nuk kujdesemi apo mbrojmë mjedisin.

*Jepini fëmijës shpresë dhe optimizëm për të ardhmen. Kujtojeni atij se jeta është një dhuratë e çmuar dhe bëni diçka të bukur së bashku – ndoshta një përqafim i ngrohtë, i sigurt dhe qetësues!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top