Në fokus

February 6, 2018 | 9:15

Si të flisni që të tjerët t’ju dëgjojnë

 

Të mos merrni vëmendjen e duhur mund të jetë një problem në punë, në marrëdhënien në çift apo në çfarëdolloj situate tjetër. Edhe pse nuk ka një formulë magjike për të bërë të mundur që njerëzit t’ju kushtojnë vëmendje kur flisni, ka diçka që mund të bëni në disa rrethana, nëse doni që t’ju dëgjojnë.

Merrni në konsideratë nëse keni nevojë të flisni

Gjëja më e rëndësishme për të bërë të mundur që të tjerët t’ju kushtojnë vëmendje është se duhet ta bëni në momentin e duhur. Kjo do të thotë se sasia dhe cilësia jo gjithmonë shkojnë mirë bashkë. Ndonjëherë njerëzit kanë nevojë për një mik që t’i dëgjojë. Të dëgjoni se çfarë mund t’ju thonë të tjerët mund të jetë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme. Mësoni dhe vini në praktikë zakonin për t’i thënë gjërat vetëm kur e ndjeni se janë të rëndësishme. Njerëzit do të jenë më të prirur t’ju dëgjojnë nëse e dinë se ju thoni vetëm gjëra interesante.

Mësoni kur nuk duhet të flisni

Nuk ka nevojë të flisni me të gjithë dhe as që të flisni gjithmonë. Ekzistojnë kohë dhe vende të ndryshme ku njerëzit janë pak a shumë reagues ndaj dialogut dhe dëgjimit. T’i njihni mirë ata do t’ju bëjë mirë, sepse gjatë kohës do të dini të merrni vëmendjen e të tjerëve. Për shembull: dikush që ka udhëtuar natën, me shumë gjasa do të jetë i lodhur dhe nuk kanë nge të flasë me dikë në stacionin e autobuzit.

Flisni me dikë

Ka momente në jetë kur kemi nevojë për dike që të na dëgjojë ndërkohë që jemi duke u ankuar për diçka. Tani, disa persona, sidomos të rinjtë, janë më shumë të interesuar të ofrojnë zgjidhje, sesa të
dëgjojnë ankesat. Zgjidhni njerëzit me të cilët doni të flisni. Vëllai apo motra, me shumë gjasa nuk janë personat e duhur për t’u ankuar për të dashurin, por miku apo mikesha më e mirë, po.
Këshilla | Kini parasysh se të flisni me zë të lartë apo të bërtisni nuk do të thotë se të tjerët do t’ju dëgjojnë. Në të vërtetë, sa më shumë të ulërisni, aq më shumë mundësi ka që të tjerët të lodhen dhe të mos ju dëgjojnë. Mos harroni se askush nuk e ka për detyrë t’ju dëgjojë e t’ju kushtojë kohë. Nëse ju duket se askush nuk po ju dëgjon, duhet të analizoni mire gjithçka keni për të thënë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top