Këshilla & Arsye

February 1, 2018 | 15:15

Si të jeni miq të mirë

Ia vlen gjithmonë barra qiranë t’i kushtoni kohë forcimit të një miqësie. Me kalimin e viteve, disa njerëz do të qëndrojnë pranë jush, ndërkohë që të tjerët nuk bëjnë kështu dhe do të kuptoni që çdo miqësi jetëgjatë është një dhuratë me vlerë të pamatë. Natyrisht për të pasur një mik të mirë, është e domosdoshme të jeni dhe ju të tillë, duke i dedikuar mund dhe vëmendje. Lexoni këtë artikull dhe zbuloni se si mund të krijoni një miqësi të sinqertë, si të jeni të pranishëm në momentet e nevojës dhe si të bëni që kjo miqësi të zgjasë në kohë.

Mbani premtimet

Mos bëni asnjëherë premtime nëse nuk mund t’i mbani ato, dhe sidomos, mos e bëni këtë sjellje një zakon. Nëse, pak kohë përpara një takimi me një mik, ju del diçka e paparashikuar, shpjegojini situatën me sinqeritet dhe besoni në forcën e miqësisë suaj: padyshim një “jo” do të pranohet njësoj si të jetë një “po”. Askush nuk është i përsosur dhe është e pranueshme nëse, të paktën një herë, nuk ia dilni të mbani një premtim, por evitoni sjelljet e përsëritura e të shpeshta.

 

Jini të besueshëm

Është një nga aspektet thelbësore të të qenit një mik i mirë. Askush nuk do të donte si mik një person gënjeshtar. Është e vështirë t’i japësh besim dikujt që nuk është i ndershëm dhe nuk mban premtimet e tij. Të gjithë e njohim dikë që thotë “po, mos ki merak se do kujdesem unë” e më pas nuk bëjnë asgjë. Nëse jeni një ndër këta persona, dijeni se herët a vonë do ta humbisni besimin e miqve tuaj, të cilët nuk do të besojnë më asnjë fjalë që thoni.

 

Kërkoni falje kur bëni sjellje jokorrekte

Nëse dëshironi që miqtë të besojnë te ju, mos u sillni sikur jeni perfekt. Nëse keni bërë një gabim, në vend që të gënjeni e të bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, thuajani atë miqve tuaj. Edhe pse nuk do të jenë të kënaqur për gabimin tuaj, do t’ju vlerësojnë për faktin që keni treguar pjekuri, duke pranuar gabimet tuaja. Evitoni t’ia hidhni fajin dikujt tjetër e merrni përsipër përgjegjësitë tuaja.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top