Këshilla & Arsye

April 9, 2018 | 12:48

Si të jeni pozitivë?

Mendimet dhe ndjenjat negative mund t’ju ‘mbysin’ në momentet më pak të favorshme, duke ju shpërqendruar nga aktivitetet e jetës. Në një kohë të shkurtër, mendja fillon të punojë me shpejtësi e negativitet më të madh, dhe qëndrimi te ndjenjat e errëta bëhet një zakon i keq, i vështirë për t’u braktisur.

Njësoj si largimi nga çfarëdolloj zakoni tjetër i keq, edhe kjo gjë kërkon stërvitjen e mendjes dhe formimin e mendimeve të ndryshme.

  1. Mbani një as nën mëngë | Kur ndiheni të stresuar, të mbingarkuar apo në njëfarë mënyre me moral jo dhe aq të mirë, ndjenjat dhe mendimet negative, të cilat mendonit se ishin zhdukur përgjithmonë, kanë tendencën të rikthehen tinëz. Kur kjo ndodh, keni nevojë të mbështeteni në ndonjë plan rezervë për të përballuar momentet e vështira, pa lejuar që disa mendime apo ndjenja negative të nxjerrin krye e të marrin udhë.
  2. Reflektoni mbi qëllimet tuaja | Bota është e mbushur plot me gëzime të vogla, ndër të cilat ndihma që u jepni të tjerëve, përmbushja e një pune, arritja e një objektivi, qëndrimi në ajër të pastër duke admiruar natyrën, një perëndim, apo shijimi i një recete të shijshme me miqtë apo familjarët. Praktikisht, duke reflektuar mbi aspektet pozitive të jetës, zhvilloni sigurinë që keni në vetvete dhe shtoni shpërblimin për përvojat e së ardhmes.
  3. Kujdesuni për veten | Kur nuk ndiheni mirë, është e vështirë të mblidhni forcat dhe energjitë e nevojshme për të qenë sa më optimist. Bëni gjithçka ju nevojitet për të ruajtur mendjen, trupin tuaj dhe shpirtin sa më të shëndetshëm. Ato mendime negative do të kenë mundësi më të paktë për të

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top