Këshilla & Arsye

October 27, 2017 | 9:53

Si të jeni TË LUMTUR? 7 fraza budiste që do t’ju ndryshojnë jetën

Përgatiti: Manjola EREQI

Shumë njerëz preferojnë ta njohin budizmin më shumë si një psikologji jete se sa një fe të mirëfilltë. Është një nga fetë më të lashta, që praktikohet edhe sot nga rreth 200 milionë njerëz në të gjithë botën. E megjithatë, psikologji jete apo fe, këshillat janë tejet të vlefshme dhe mjaft të praktikueshme.

The autumn flower of sun flare.

Cili është sekreti i kësaj filozofie?

Elementi që ka lejuar që kjo filozofi apo fe të zgjasë me kalimin e kohës dhe që të vazhdojë të jetë e zgjedhur nga njerëz të ndryshëm është thjeshtësia me të cilën ajo transmeton mesazhet e mbushura me urtësi. Këto mesazhe mundet ta ndryshojnë cilësinë e jetës sonë. Për ta kuptuar dhe për t’i marrë kuptimin, nuk është e nevojshme të jemi ndjekës të kësaj feje. Duhet vetëm të hapim zemrën dhe mendjen. Sot ju propozojmë shtatë shprehjet më të mira budiste, të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj.

1.Dhimbja është e paevitueshme, vuajtja opsionale

Duke marrë në konsideratë që njerëzit mund të lëndohen vetëm nga ajo që i japin rëndësi, evitimi i një vuajtjeje të kotë mund të konsistojë thjesht të bëni një hap pas, të shkëputeni emotivisht dhe t’i shihni gjërat nën një tjetër këndvështrim. Kërkon përkushtim dhe kohë, por ia vlen barra qiranë të realizoni këtë mësim. Si guidë për këtë qëllim, ju vjen në ndihmë një tjetër shprehje budiste, nga e cila mund të filloni ndryshimin: “Gjithçka që jemi është rezultat i asaj që kemi menduar; është e bazuar në mendimet tona dhe po ashtu është e bërë nga mendimet tona”.

2.Jini të lumtur, sepse çfarëdolloj vendi është këtu dhe çfarëdolloj momenti është tani

Është e zakonshme të mendoni për të kaluarën dhe njëkohësisht të jeni jashtëzakonisht të shqetësuar për të ardhmen. Kjo gjë ju bën të mos e jetoni momentin e tanishëm, ndërkohë që jetët tuaja ecin përpara në një mënyrë për të cilën nuk jeni të vetëdijshëm. Budizmi na mëson kuptimin e fjalëve “këtu” dhe “tani”. Ndaj, duhet të mësoni të jeni thellësisht të pranishëm dhe ta konsideroni çfarëdolloj momenti si të ishte i fundit.

3.Kujdesuni për trupin si dhe për mendjen, sepse gjithçka është një gjë e vetme

Për të arritur një gjendje të vërtetë mirëqenieje është e paevitueshme që mendja dhe trupi të jenë në ekuilibër mes tyre. Përqendrohuni shumë mbi aspektin fizik, por, nga ana tjetër, aspekti i brendshëm ju ndihmon të ndiheni më të kënaqur dhe të vetëdijshëm për të tashmen, duke ju dhuruar një përmbushje më të madhe emotive.

4.Më mirë të veshim pantoflat sesa të shtrojmë gjithë botën me tapete

Për të gjetur paqen e brendshme, duhet të jeni të vetëdijshëm për mundësitë tuaja personale dhe të mësoni. Në këtë mënyrë, do të përjetoni një rritje të vërtetë dhe zhvillim.

5.Mos hidhëroni të tjerët me ato gjëra që ju shkaktojnë dhimbje

Bëhet fjalë për një nga këshillat më të vyera të budizmit, që na lejon të eliminojmë pothuajse të gjitha ligjet që diktojnë moralet e shoqërisë aktuale. Me një kuptim të ngjashëm me atë shprehjes “mos u bëj të tjerëve atë që nuk do të doje të ta bënin ty”. Ky refleksion i pestë shkon edhe më tej, pasi konsiston në një njohje të thellë të vetes dhe në një empati të madhe kundrejt të tjerëve dhe me të tjerët.

6.Nuk është më i pasur ai që ka më shumë, por ai që ka nevojë për më pak

Dëshira jonë për të pasur sa më shumë, si në këndvështrimin material, ashtu dhe atë emotiv është burim kryesor i të gjitha shqetësimeve apo dëshpërimeve tona. Kjo frazë do të thotë të mësojmë të jetojmë me pak dhe të dimë të pranojmë gjithçka që na ofron jeta në një moment të caktuar. Kjo gjë do të na lejojë të kemi një jetë më të ekuilibruar, të ulim stresin dhe shumë tensione të brendshme. Fakti që dëshirojmë shumë gjëra, shpesh tregon vetëm mungesë sigurie, që ndihemi vetëm dhe se kemi nevojë të mbushim këto boshllëqe.

7.Për të kuptuar gjithçka, duhet të harrojmë gjithçka

Kur jemi fëmijë mësojmë vazhdimisht. Harta jonë mendore nuk është vizatuar ende, gjë që na bën të hapur për “gjithçka” dhe na bën të kuptojmë çfarëdolloj gjëje. Nuk dimë të gjykojmë. Megjithatë, dorë pas dore që rritemi, mendja jonë mbushet me kushtëzime dhe norma sociale që na thonë sesi duhet të jemi, si duhet të jenë gjërat, si duhet të sillemi dhe madje edhe se çfarë duhet të mendojmë. Bëhemi të pandërgjegjshëm për veten tonë dhe humbasim kuptimin e jetës sonë. Për të ndryshuar dhe për t’i parë gjërat nga një këndvështrim tjetër më i shëndetshëm për veten, duhet të mësojmë t’u largohemi besimeve, zakoneve dhe ideve që nuk dalin nga zemra. Për t’ia dalë, kjo shprehje budiste do t’ju ndihmojë që të filloni procesin e ndryshimit: “Në qiell nuk ka dallim mes lindjes dhe perëndimit, janë njerëzit që i krijojnë këto dallime në mendjen e tyre, që më pas të mendojnë se janë të vërteta”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top